Nga Testamenti i Gjon Muzakës

Po ju lë këtë kronikë të shkurtër, që kur Perëndia në mëshirën e tij do të denjojë t’ju kthejë në atdhe, së paku do të dini disa detaje për vendin tuaj dhe të paraardhësve tuaj. Dua t’ju informoj mbi emrat e paraardhësve tuaj, që sundonin tokën prej së cilës sulltani ju dëboi. Ah, nuk mund t’ju them ndonjë gjë për sundimtarin e parë të kohëve të lashta pasi kronikat e këtij vendi kanë humbur, por dëshiroj të nxjerr në dritë aq sa di e aq sa më kanë thënë njerëzit.

Thonë në fakt që dinastia jonë vjen nga qyteti I Kostandinopojës dhe mbërriti në sundim të Epirit të Shqipërisë.

Fillimisht, është me rëndësi që të mësoni emrin e familjes sonë dhe arsyen pse quhemi Molosachi. Duhet të dini që emri I familjes sonë vjen nga toka e Molosëve, e njohur kështu që në kohët antike. Ne kemi qenë sundimtarë të asaj toke dhe na quanin kështu. Fjala Molosachi mëpastaj u kthye në Musachi.

Duhet të dini gjithashtu që emblema e dinastisë sonë, që në kohët antike ka qenë një shatërvan që rridhte në dy rryma. Ky është shatërvani I Epirit, për të cilin shumë autorë kanë thënë që ndez një pishtar e fik një tjetër. Më vonë, kemi pasur një shqiponjë dykrenare të kurorëzuar me një yll në mes, dhe siç e dini, ky shatërvan ka qenë fort I dashur për ne, për arsye ceremoniale. Kjo stemë e jona është e lashtë, dhe së bashku me emrin tonë vjen nga ai vend. Emblema e dinastisë së mëmës tuaj është një shqiponjë e bardhë. Ajo vjen nga familja Dukagjini. Një dinasti fisnike, prandaj mos e harroni nga vini.

Mund t’ju pohoj që Andrea Molosachi ose Musachi ka qenë sebastonkrator dhe sundues I Epirit që në shqip quhet Pylloria. Ai sundonte të gjithë Myzeqenë dhe zona të tjera.

Myzeqeja është vendi I Molosëve, dhe u quajt kështu sipas tyre. Ne kemi qenë sunduesit e atij vendi që nga kohët e lashta e deri më sot, quheshim Molosachi, por fjala Molosi u prish dhe sot shqiptohet Mosachi, e në shqip quhet Myzeqe. Molosia në fakt është Epir, siç përmenda më sipër. Është pjesë e tokës që do të përshkruaj më poshtë, që sot quhet Epir. Po ju tregoj çfarë di e çfarë kam dëgjuar.

Duhet të dini që sebastonkrator do të thotë komandant I përgjithshëm nën perandorin. Është një nga pesë titujt që perandori jepte. Lord Andrea Muzaka mbante këtë titull. Kur të dëgjoni për qytetin e Belgradit (Berati), duhet të dini që është ai I Epirit në Myzeqe, dhe jo ai në Hungari. Kur të dëgjoni emrin Teodor Muzaka Kishetisi, dini që Kishetisi do të thotë flokëgjatë. Përnjëmend, ata mbanin flokë të gjata. Në shqip, fjala kishet do të thotë gërshet, dhe ashtu I mbanin ata flokët. Edhe përgjatë kohëve tona, zakonisht I mbanin flokët deri poshtë shpatullave në principatën tonë.

/Kalendari Enciklopedik Shqiptar/

 

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close