Ultimate magazine theme for WordPress.

Dëmet që letrat e lagura mund t’i shkakrojnë lëkurës

Përdorimi rregullisht i letrave të lagura mund të dëmtojë seriozisht lëkurën tuaj dhe të shkaktojë disa probleme.

Këto janë 6 mënyra se si pastrimi i grimit me letra të lagura mund të ndikojë negativisht në lëkurën tuaj.

1. Shkaktojnë thatësi

Letrat e lagura përmbajnë alkool, i cili heq grimin, por gjithashtu heq vajrat natyrale të lëkurës. Mungesa e lagështirës çon në lëkurë të thatë. Për më tepër, këto letra nuk pastrojnë në mënyrë të efektshme fytyrën dhe prapëseprapë lënë mbeturina pas. Dhe kur aplikoni hidratues, ata nuk do të funksionojnë ashtu siç dëshironi.

2. Mund të shkaktojnë reaksione alergjike

Skuqja dhe pigmentimi janë të zakonshme, por gjithashtu mund të ketë reagime serioze. Në vitin 2015, një grua pësoi një reagim të ngjashëm dhe për shkak të letrave të lagura, ajo mbeti me shenja të djegura në gishta dhe në fytyrë. Nëse me të vërtetë duhet të përdorni një pastrues, këshillohet që së pari të lexoni etiketën dhe të kontrolloni përbërësit.

3. Janë arsyeja e poreve të bllokuara dhe plasaritjes

Njerëzit përdorin letrat e lagura për të hequr qafe papastërtinë, vajin e tepërt, make up-in etj. Por nuk janë të vetëdijshëm që një pjesë e tyre mbetet gjithmonë pas. Kjo çon në pore të bllokuara.

4. Mund të shkaktojnë kancer

Letrat e lagura përmbajnë kimikate që janë të dëmshme për lëkurën tuaj. Kimikatet si parabenët kanë qenë të lidhura me shkaktimin e kancerit të gjirit, pasi imitojnë vetitë e estrogjenit dhe mund të rrisin qelizat e gjirit.

5. Mund të shkaktojnë plakje të parakohshme

Sipas një mjeku të njohur kozmetik dhe një eksperti për lëkurën, përdorimi i letrave të lagura mund t’ju bëjë të plakeni para kohe. Kur përdorni një letër të lagur, ju prireni ta fërkoni lëkurën, gjë që shkakton lëkurë të varur, rrudha dhe pigmentim.

6. Ato në të vërtetë nuk e pastrojnë fytyrën tuaj

Sipas estetikës së famshme dhe ekspertit të lëkurës, Renée Rouleau, letrat e lagura kurrë nuk e pastrojnë me të vërtetë fytyrën tuaj. Ato thjesht “njollosin papastërtinë, bakteret, vajin dhe përbërjen përreth saj.” Një shpëlarje është gjithmonë e nevojshme. Mënyra më e mirë për të hequr qafe make up-in është duke e larë fytyrën me ujë dhe një pastrues të butë. /BrightSide

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close