Infektologu Lul Raka:Kryeministri Kurti dhe ekipi janë testuar për COVID-19

Një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Europiane kishte dyshime që ishte prekur me koronavirus gjë që detyroi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, që të vetëizolohej së bashku me stafin e tij dhe stafin e MIE’së. Më vonë ky zyrtar doli negativ ne testim dhe Kurti nuk ishte më i detyruar të vetëizolohej.

Infektologu Lul Raka kishte thënë në një emision se mostrat e kryeministrit dhe stafit të tij ishin dërguar për testim në Laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare në kuadër të IKSHPK’së.

“Rezultatet e analizave të kryeministrit dhe stafit të tij priten sot në mbrëmje nga ora 20:00- 22:00. Nuk e di sa persona janë. Janë disa përfaqësues edhe tek ministria e Integrimeve Europiane, ministri me stafin e vet dhe po ashtu edhe nga stafi i kryeministrit. Numrin e saktë nuk e di”, tha ai në Euronews Albania.

Por ndryshe thonë nga Qeveria. Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë për Express se askush nga stafi i kryeministrit nuk është testuar, e as vetë Kurti.

“Une mund ta konfirmoj se as Kryeministri as stafi i tij nuk jane testuar sot gjate dites per COVID-19. Ne, Kryeministri dhe stafi i kabinetit te tij, sot kemi qene ne vetizolim ne pritje te rezultatit te testit te zyrtarit te MIE, i cili u dyshua se mund te jete infektuar, por qe u vertetua se perfudimisht nuk eshte infektuar me COVID-19’’, tha ai.

‘’Ftojme z. Raka, kontributin e te cilet e cmojme shume, qe te qartesoje deklaraten e tij lidhur me testimin e Kryeministrit dhe kabinetit te tij, pasiqe e njejta nuk qendron.’’, shtoi Kryeziu për Express.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close