Isa Mustafa kërcënon Vjosa Osmanin me pasoja për qëndrimet politike

Në intervistën eksluzive të kryetarit të LDK, Isa Mustafa për emisonin “Debat”, që udhëhiqet nga gazetari Ridvan Berisha, kryetari i saj është deklaruar për herë të parē nē publik për zhvillimet e fundit në LDK dhe në skenën politike të Kosovës.

Ai ka theksuar se një qëndrim i tillë agresiv, kundër partisë që e propozoi dhe votoi për kryetare të Kuvendit, pra kundër partisë së vet, do të ballafaqohet me pasoja, të gjitha konform rregullave dhe dhe statutit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Gjithashtu, kryetari i LDK ka treguar edhe raportin me kreun e VV, Albin Kurtin. Sipas tij, Kurti asnjëherë nuk kërkoi falje për sulmet verbale, fizike dhe të formave tjera që partia e tij ushtroi me vite të tëra kundër vetë Mustafës. Ky qëndrim agresiv i Kurtit, sipas kreut tē LDK, bēn qē kjo parti të ngulë këmbë dhe mos të pranonte t’ia japë Ministrinë e Brendshme. ” Unë e dija që karakteri i dhunshëm i Kurtit nuk ndryshon. Po të merrte Ministrinë e Brendshme do arrestoheshin njerëzit me urdhëra politikë, do krijoheshin dosje për kundërshtarēt, linçime nga më tē ndryshmet etj”, tha Mustafa në intervistën e tij për RTK.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close