Ultimate magazine theme for WordPress.

Kryeministri Kurti pret në takim ambasadorin gjerman

Sot, në zyrën e tij, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti takoi ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Sipas komunikatës dërguar nga zyra e kryeministrit, në këtë takim është diskutuar për rimëkëmbjen ekonomike dhe sociale, shkruan lajmi.net.

“Në takimin e sotëm u diskutua për rimëkëmbjen e shoqërisë pas fitores ndaj pandemisë. Rimëkëmbje sociale e ekonomike”, thuhet në këtë komunikatë.

“Qeveria e Kosovës falënderon ambasadorin Heldt dhe shtetin gjerman për marrëdhëniet bilaterale, projektet e përbashkëta, ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme që na e kanë dhënë dhe po vazhdojnë të na e japin. Prezencën e tyre e shohim nëpërmjet KËF-së dhe GIZ-it gjerman. Të dyja këto institucione kanë qenë përherë afër vendit tonë nëpërmjet forcimit të sundimit të ligjit dhe mbështetjes financiare”, u tha tutje në njoftim.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close