Ministria e Drejtësisë ndërpret mardhënin e punës me drejtorin e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar

Ministria në detyrë e Drejtësisë në Kosovë, i ka ndërprerë marrëdhënien e punës Rrahim Ramës, drejtor i Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar.

Për këtë vendim ka njoftuar në Facebook, Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Sot, u njoftuam se mbi bazën e të gjeturave tona, Komisioni Disiplinor për Pozitat e Nivelit të Lartë Drejtues, ka shqiptuar masën disiplinore ‘Ndërprerje e marrëdhënies së punës’ për drejtorin e kësaj Agjencie, për shkak të keqmenaxhimit, joprofesionalizimit, mungesës së transparencës, si dhe mosgatishmërisë për bashkëpunim në kryerje të detyrave të tij ligjore. Po ashtu i njëjti ishte zgjedhur në mënyrë të kundërligjshme”, është thënë në njoftimin e ministres në detyrë, Albulena Haxhiu.

Në fillim të muajit prill, sipas ministres Haxhiu ishte iniciuar procedura disiplinore ndaj drejtorit të përgjithshëm të kësaj agjencie.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close