Si ta shkëpusim Kosovën nga kthetrat e çakejve?

/Nga Aurel Dasareti, USA

Kur jeni indiferentë, atëherë ju pëlqen të shihni përmes kthetrave të një elite analfabetësh të korruptuar, që në kurrizin tuaj po fiton gjithnjë e më shumë liri e pasuri, e ju më shumë robëri dhe varfëri. Moslejimi i tufës së çakejve të rikthehen në pushtet, është detyra më e rëndësishme, para së gjithash për qytetarët e Kosovës. Prandaj, këtij problemi patjetër t’i jepet përparësi ndaj të tjerëve, e jo të humbni kohën me lojërat e fjalëve të kota.
***
Kam kohë që kam pyetur veten se si shqiptarët e trojeve kanë qenë në gjendje të pranojnë të sundohen nga një grup i vogël hajnash, tradhtarësh dhe analfabetë të korruptuar, të cilët pikërisht para syve të të gjithë botës, kanë çuar kombin dhe vendin drejt në katastrofë. Të paktën me mbështetje relativisht të madhe në popullatë.
E gjithë kjo në një mungesë proteste shurdhuese nga qytetarët.
Kosova u “çlirua” nga barbarët e jashtëm (1999), por hyri në kthetrat e vdekjes së shfrytëzuesve dhe mashtruesve të egër (të brendshëm). Dhe, tani pas grusht-shtetit, gjendet në çastet e më të vështira të jetës, nëse Gjykata Kushtetuese nuk e shpëton.
***
Më poshtë postoj 6 letra të miat që ia kam dërguar një intelektualit dhe atdhetarit të madh të diasporës (dhe disa miqve të tij), i cili tërë jetën e vuri në shërbim të Kombit dhe Vendit:
⦁ Mon, Sep 11, 2017 at 3:20 AM
(…) Diçka private. Unë personalisht në vitin (1998-99), përveç tjerash, kam paguar (…) për fondin gjoja se të luftës “Vendlindja thërret”. Sikur paratë e mia, dhe e të gjithë patriotëve shqiptarë, të shkonin atje ku duhet, nuk do më dhimbeshin aspak, bile do më dukeshin shumë pak, por plehrat (…) që thirreshin në emër të luftës çlirimtare i hëngrën “paratë e gjakut”, në vend që t`i përdornin atje ku duheshe. Dhe, tani kur të njëjtët plehra, e shitën edhe njëherë atë pjesë të Shqipërisë (Kosovën) me ndihmën e “listës serbe”, nuk çuditem aspak (…)
⦁ Sat, Aug 11, 2018 at 1:09 AM
Shqiptarët e Kosovës (por jo vetëm ata) duhet të mos mbeten indiferent, por të kërkojnë llogari, duke filluar nga kreu i shtetit, bërlloku shumë i rrezikshëm për vendin dhe kombin Thaçi Hashim i cili duhet shkarkuar menjëherë. Dispozitat duhet të ndiqen. Nëse ata nuk e bëjnë këtë, duhet të reagohet me të gjitha mjetet dhe kriminelët të përgjigjen.
Askush nuk mund të kthehet prapa dhe të krijojë një fillim të ri, por të gjithë mund të fillojnë sot dhe të bëjnë një fund të ri.
⦁ Fri, Oct 25, 2019 at 2:11 AM
Jam shumë skeptik me LDK e sotme që praktikisht edhe më tej do të kontrollohet nga 3-4 bastard. Nuk është ajo që ka qenë (…)
Shqiptaria nuk do të mbijetoj nëse sa më shpejt nuk ribashkohen trojet, sepse jemi të rrethuar nga armiqtë shekullor, barbarë që i bashkon urrejtja ndaj nesh. Sikur shteti amë të ishte në rregull situata do të ishte optimiste, por ajo është kapur tërësisht prej kopilit psikopat më të madh të historisë tonë, kopil që për pisllëqet ia kalon edhe xhaxhit të ndjerë. Kosova duhet ta shpallë krijesë të padëshiruar nëse me të vërtetë do të qeveriset nga Albini dhe Vjosa.
S`ka gjë më të keqe, më të egër e më mizore në një vend, sesa kur ca këlysh të dal nga kopeja e majmunëve sundojnë mbi një tufë tutkunësh mendjetrashë që nuk janë në gjendje t`i dalën zot vetes. Kur burrat e vërtetë veniten (rraskapiten), shoqëria prishet. Kjo është treguar gjatë gjithë historisë, sepse askush nuk mund ta mbrojë atë, është shumë më lehtë të pushtosh një komb të meshkujve të feminizuar. Asgjë nuk është më e dëmshme për një qenie njerëzore sesa mungesa e rezistencës. E them këtë sepse nuk jam aq shumë civil…
⦁ Fri, Nov 1, 2019 at 4:37 PM
Bashkëkombës të nderuar, kur unë përdori shprehje të “ashpra” në shkrimet e mia, kritikat dhe “ofendimet” ua adresojë vetëm atyre që e kanë mizën nën kësulë, që i meritojnë. Atyre që meritojnë burgun dhe servilëve të tyre që meritojnë trajtim psikiatrik. Nuk i gjeneralizoj gjërat.
Mos zgjatem, edhe unë jam nga ata që i urrejë tradhtarët, kriminelët, dhunuesit seksual dhe duart e pista të kushdo qoftë kopil pis-mileti që derdhin gjak të pafajshëm, si për shembull të Astrit Dehari-t që e mbytën në burg në mënyra mizore, me shishe në fyt. Dhe, fajtorët “nuk po dihet se kush janë”! Sikur në trojet shqiptare, veçanërisht në Shqipëri dhe Kosovë të funksiononte shteti ligjor, shumë fëlliqësira do të dënoheshin me vdekje ose burgim të përjetshëm. Por jo, tek ne vazhdojnë avazet e vjetra: vra, masakro, dhuno, tradhto, plaçkitë pronën shoqërore, shite tokën ujin ajrin diellin qiellin dhe bëhesh hero, të lavdërojnë dhe me lot në sy të përqafojnë.
Gjergj Fishta ka qenë dhe mbetet atdhetari, poeti, intelektuali, humanisti prej më të mëdhenjve që ka pasur shqiptaria, aq i madh saqë ne të sotmit jemi shumë të vogël në krahasim me të. Me u bë më i drejtë, Gjergj Fishta ka qenë i afërt me familjen time kur bëhet fjalë për farefisninë. Dhe, përshkrimet e mia për këlyshët nuk janë më të “ashpra” se të Fishtës, përkundrazi, shumë më të buta.
⦁ Fri, Dec 13, 2019 at 12:39 AM
Kam vizituar njëherë Kosovën, pothuajse kalimthi, edhe atë pas luftës. Asnjëherë nuk kam takuar Rugovën, prandaj nuk mund të flasë aq për aktivitetin e tij politik, më mungojnë dituritë. Megjithatë, vetë fakti se lufta në ish Jugosllavi: Slloveni, Kroaci dhe Bosnje filloi në (1991-1995) , kurse në Kosovë (1998-99), tregon se Rugova ishte atdhetar shumë i madh. Dhe, jashtëzakonisht mendjemprehtë. Pse? Sepse sikur Kosova të kishte filluar luftën çlirimtare përpara këtyre ish republikave jugosllave, Serbia do t`i fshinte nga faqja e dheut të gjithë shqiptarët e atjeshëm. Sikur Kosova të fillonte luftën çlirimtare në të njëjtën kohë që luftimet zhvilloheshin në Kroaci dhe Bosnje, Serbia njëlloj do t`i fshinte nga faqja e dheut të gjithë shqiptarët e atjeshëm. Dhe, askush nuk do të ndërhynte të shpëtoj shqiptarët, sidomos jo BE-ja. Nuk po hyj në detaje të arsyetoj këto që them, sepse e dini më mirë përgjigjen. Kosova do t`u shndërroheshe në një Srebrenicë gjigante.
Lufta e Kosovës (1998-99), filloi 3 vjet pas mbarimit të luftërave në ish Jugosllavi, kur më edhe Evropa demo-kritike nuk mundte të fsheh apo të “mos i shoh” krimet barbare të barbarëve ndaj civilëve, të shkaktuara nga e përkëdhelura e saj, Serbia. Por, megjithëse Evropa e kishte kuptuar saktësisht se kush janë çetnikët, sërish i lejuan të përkëdhelurit të masakroj shqiptarët e Kosovës në një kohëzgjatje prej më se një viti. Dhe, falënderuar Amerikës, u përzunë çetnikët prej atje, ndryshe Serbia njëlloj do t`i fshinte nga faqja e dheut të gjithë shqiptarët e atjeshëm. Gjysmën do t`i vritnin, pjesën tjetër do ta dëbonin permanent për në Shqipëri.
Shqiptarët (të dy shtetet shqiptare) asnjëherë nuk kanë qenë dhe as që janë të përgatitur për luftë (çlirimtare) kundër Serbisë. Shqiptarët e Kosovës ishin të papërgatitur për situatën meqenëse kundërshtari i luftës ka qenë (dhe mbetet) shumë më i fortë, i mbrojtur edhe nga Rusia  dhe shumë të tjerë në hije. Nuk do të kishte asnjë shanse të mbijetojë. Zero.
⦁ Fri, May 1 at 1:15 AM
Sllavi i Jugut-Mustafa Isa, ndryshe Antirugovisti i egër, zgjidhet pareshtur kryetar i LDK-së. Dhe, ai është vetëm kali i Trojës brenda kësaj partie e cila nën sundimin e tij shkon drejt fundit. Ai njeri është një gënjeshtar cinik. Ai është njeri i mbrapsht, i lig. Ai është një rrezik i madh për sigurinë e vendit, sabotuesi i LDK-së po se po. Ai ka keqpërdorur paratë e 3%-shit…
Tipat kësisoj shpesh dërgojnë sinjale gjë që bën që të kumbojnë zilet e alarmit…
***
“Boshllëku lind aty ku shpresa vdes”, Leonardo da Vinci

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close