Si të pastrohen grilat e skarës

Një radhë mish, një radhë perime dhe në fund një radhë simite të nxehura – pa dyshim janë kombinimi më i mirë për një drekë verore familjare. Mirëpo, çfarë të bësh me grilat e skarës pas përgatitjes së drekës së këndshme?

Jo rrallë i vëmë në zjarr dhe pastaj i fshijmë me letër gazete.

Kur për herë të fundit i keni pastruar grilat e skarës? Në vazhdim po ju sjellim detajet e udhëzimit se si t’i eliminoni ndotjet dhe yndyrat nga grilat e skarës.

1. Nxehni mirë grilat e skarës në zjarr. Me atë rast vendosni doreza në mënyrë që të mos digjeni.

2. Pasi t’i keni nxehur grilat, merrni një listelë druri dhe me të gërryeni nga grilat të gjithë yndyrën që mundeni.

3. Para hapit të ardhshëm lërini grilat të ftohen.

4. Në një enë përzieni një filxhan uthull dhe dy filxhanë sodë bikarbonati, pastaj qiteni në grila.

5. Merrni një thes të madh (më e thjeshtë është të merrni një qese bërlloku) në të cilën mund t’i vendosni grilat e skarës suaj dhe vendosni brenda bashkë me mbetjen e përzierjes së sodës dhe uthullës. Mbyllni mirë qesen dhe lëreni ashtu gjatë natës.

6. Të nesërmen merreni telin metalik për pastrim dhe edhe një herë pastroni mirë me të grilat derisa të eliminohet edhe mbetja e fundit e yndyrës.

7. Lani grilat me ujë dhe lini të thahen.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close