Stacioni i poezive të mia (poezi)

1.
Ku të kthehem
prej të gjitha vargjeve
e të qetësoj
vetëm për pak
zemrën e cfilitur

atëherë mendoj
i shtruar prej dhembjes
ulur përballë
shpirtit tim.

2.
Jeta ime e ka çdo herë
nga një stacion të poezive,

me lot e pa lot
rrjedhin dramat
në vargun e gjatë të ndjekjeve…

3.
Nuk e di
a është
apo nuk është
këngë me lot

të Bukurës së Artit
në një vegim
papushim i dridhem,

ngashërehem
ndaj të gjitha gjërave,

e nuk e marr
fare me mend
a jam i njejti
përpara kohërave!…

4.
Në jetë
apo jashtë saj
nuk ka ndonjë rastësi
a jam

mjafton të jem
përballë të ndodhurave

e të them
pikërisht
raportin e gjërave!

5.
Sidoqoftë
jeta është dinamike-

rrotullohen përherë
copat e energjive
anash apo drejt
e poshtë apo lart

në drejtimet e pamatura
të lëvizjeve!…

6.
Ka kohë
që po mendohemi
për këto gjëra

kush e thotë
se nuk e kemi
ndeshjen me njëri-tjetrin

me qëllim rrënues
apo pa ndonjë qëllim

ne jemi
stacion i madh
me sprovat e dhembjes!…

POEZI NGA: Brahim Avdyli

Shënim për autorin:
Brahim Avdyli u lind më 1960 në fshatin Morinë të Gjakovës. Ka studiuar në Degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe në F. F. të Prishtinës. Si i përndjekur politikë, ka migruar në Zvicër për disa dekada. Ka filluar të botojë qe nga gjimnazi. Është autor i disa vëlimeve poetike. Merret edhe me piblicistikë.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close