Ultimate magazine theme for WordPress.

TE VORRI I BABËS

Shkruar nga Dr. Qazim Namani

Një shqiptar i lindur në fillim të shekullit XX, tërë jetën kishte punuar murator guri. Me punën që bënte kishte pasur shumë dëshirë, që ti shkollojë fëmijët e tij. Vet kur kishte qenë fëmijë, nuk kishte pasur shkolla për fëmijë shqiptarë.
Fqinjët që i kishte pasur shqiptar, ishin serbizuar dhe me ta nuk shkonte mirë. Për ndershmërinë e tij, ju kishte rënë në sy xhandarmërisë së Kralit. Shpesh herë e rrahën, e munduan me të vetmin qëllim, që të shpërngulet për në Turqi. Edhe pse e rrahën disa herë, dhe ja morën arat e livadhet më të mira, ai e vazhdojë jetën rrëzë një gurishte, duke nxjerrë gurë. Duart e tij me lëkurë të plasur e përgjakur, me vështirësi e mbanin një çekan 5 kg. Për të mbijetuar kishte vendosur, të mos shkojë as në xhaminë e frashtit.
Kishte dëgjuar edhe për vuajtjet e babës së tij, gjatë kohës së sundimit osman. Baba i tij kishte vuajtur 12 vite burg të rëndë, ne burgun e Idrizovës së Shkupit. Në burgun turk, baba i tij për 12 vite rresht i kishte mbajtur prangat prej 12 okësh, të lidhura me s’ngjire për këmbe. Tregonin për te se kur ishte lëshuar prej burgu lëkurën e kishte pasur të ngjitur për ashti. Gjatë kohës së qëndrimit në burg, babën e tij disa herë e kishin rrahur gardianët afrikan. Nga rrahjet që i kishin bërë me kamxhik, të punuar me lëkurë bualli, me maje të veshur me plumb, shumë herë gjakun ja kishin qitur mbi këmishën e tij. Gardianët afrikan, shpesh herë i kishin shtyrë shqiptarët që të rrahën mes veti. Gjatë vizitave që i kishin bërë familjarët, në burg babës së tij, ai familjarët i kishte porositur. Kur të vini për të më parë herën tjetër, në tulin e bukës që ma sillni, ma sillni edhe një daltë të vogël hekuri. Familjarët kishin vepruar sipas porosisë së tij, dhe kur kishin shkuar për ta vizituar, ja kishin dërguar bukën, dhe në bukë një daltë hekuri. Me daltën e hekurit ai i kishte prerë prangat e rënda në këmbën e tij. Gardianët e zi për këtë rast e kishin goditur disa herë më kamxhik bualli me plumb. Një ditë baba i tij deri sa ishte në gjumë, gardianët e kishin porositur, një shqiptar tjetër të burgosur, që ta vrasin me thikë babanë e tij. Shqiptari i shkret e merr thikën, dhe por sa i ofrohet për ta vrarë babën e tij, lëshon një piskamë fuqie, dhe me thikë e sulmon në kokë. Nga piskama e frikshme, në ato momente i del gjumi, dhe me njërën dorë mundohet të ja largojë thikën, por thika e godet në buzë, duke ja qarë buzën në dysh. Nga ajo gjendje baba i tij e kishte kapur një kaçot me ujë, dhe e kishte goditur pas kokë shqiptarin, që kishte dashur të ja merr jetën më thikë. Shqiptari nga ajo goditje e rëndë, kishte vdekur në vend. Për vrasjen e tij me kaçot, nuk ja kishin shtuar vitet e burgut, por ja kishin shtuar edhe pak kg në prangat e tij.
Pas burgut kur ishte liruar, ishte martuar dhe sa ishte vet gjallë, i kishin lindur 3 fëmijë, dy vajza dhe një djalë. Baba i tij këtë djalë shpesh herë, e kishte ulur në

prehër, dhe i kishte thënë, turku nuk është i mirë. Mbaje mend djali im, këtë vend duhet ta udhëheqim ne shqiptarët. Ky djalë me babën ë tij, kishte jetuar vetëm 11 vite, sepse pasi kishin hyrë serbët, dhe e kishin pushtuar fshatin e tyre, babin e tij ja kishin mbytur me bajonetë në një përrua. Babën e tij atje te përroi, ja kishin varrosur fshatarët e tij. Ky si fëmijë 11 vjeçar kishte pyetur, dhe e kishte mësuar, se ku gjinden varri i babës së tij. Disa herë në vit shkonte dhe e vizitonte. Merrte gurë e rrethonte, e pastronte nga barishtat dhe therrat, ulej dhe lutej për te, duke qarë para varrit të tij.
Shpesh herë i kujtonte, fjalët e babës së tij, kur i kishte thënë për gjyshin e tij se varrin e ka diku në Plevle të vogël. Ai atje ishte vrarë në luftë me Rusinë, dhe varrin nuk ja dinte as kush. Eh more biri im, i kishte thënë, sa varret e shqiptarëve kanë humbur, e nuk dihet ku janë. Baba i tij, i kishte treguar se turqit, për ti zhdukur varret e shqiptarëve, mbi varreza kishin mbjellë kompira (patate).
Dy muaj pasi serbët ja vrasin babën, këtij i kishte lindur edhe një vëlla, që e kishin pagëzuar në emrin e babës së tij. Gjatë pushtimit serbë që të dytë u rriten në mundime, i rrahën dhe i burgosën të dytë, madje edhe me bijtë e tyre, dhe e persekutuan rënd familjen e tyre. Njëra motër, nga vuajtja dhe varfëria ishte smurë rëndë nga tuberkulozi, dhe vdiq e re, duke lënë pas veti shumë fëmijë jetim. Vëllaun tjetër së bashku më te, dhe bijtë e tij, në kohën e Rankoviqit i kishin torturuar, me metodat më çnjerëzore, që i bëri ai pushtet. Vëllaun e tij nga rrahjet në burg, e kishin sjellë para vdekjes, madje në peshë deri në 35kg. Nga vuajtjet e burgut, para kohe u verbua, dhe vdiq në moshë më të re. Motrën tjetër që kur ja kishin mbytur babën, kishte mbetur jetime në moshën 4 vjeçare, pas 80 viteve në moshën 84 vjeçare, serbët në luftën e fundit, ja vranë dhe ja dogjën në shtëpinë e saj. Në moshën 90 vjeçare serbët e shpërngulën prej shtëpisë së vet. Ishte diku larg, kur e mori lajmin, që serbët ja kishin vrarë dhe djegur të vetmen motër, që e kishte pasur ende gjallë. Lajmi për djegien e motrës, e mundonte shumë. Më në fund edhe ky vdiq në vitin 2002, në moshën 93 vjeçare, por la pas një porosi dhe një kujtim për vuajtjet e tij.
Tani këta jetim të rritur në vuajtje, përveç turkut e kishin urryer edhe xhandarmërinë e Kralit, por edhe të Marrshallit. Sa kishte qenë gjallë, kishte punuar punë krahu, dhe vazhdimisht i kujtonte fjalët e babës së tij, por kishte vendosur që të vdes si shqiptar. Disa herë kishte thënë, duhet me lënë shenj se kush je e kush ke qenë. Nuk kishte ditur shkrim e as lexim, por në varrin e tij, nuk dëshironte të lente shenja të pushtuesve. Me çekanin e tij rrëzë atyre maleve, e kishte zgjedhur një guri për vete. Atë guri e kishte punuar, që kur të vdes të ja vendosin te koka e tij. Në atë guri e kishte skalitur plisin e tij të bardhë, me shallin e tij, që edhe si i vdekur të identifikohet si shqiptar.
Para se të vdiste djemve të tij, ju kishte lënë amanet, që kur të vdes këtë guri të ma vëni te koka ime, e të dihet se këtu pushon një shqiptar.

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close