Kryeministri Kurti:Aeroporti i vjetër do të shndrrohet në terminal doganor

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti të mërkurën ka vizituar Aeroportin e Prishtinës

Kurti ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës është e interesuar që të funksionalizoj hapësirat e pashfrytëzueshme të Aeroportit të vjetër të Prishtinës duke i shëndërruar në terminal doganor për regjionin e Prishtinës.

“Sivjet bëhen 7 vitë që këto hapësira të aeroportit të Prishtinës nuk shfrytëzohen dhe është një objekt tejet i përshtatshëm për terminal doganor për regjionin e Prishtinës në mënyrë që  doganierët të vijnë këtu dhe terminali doganor të jetë jo vetëm në shtet por edhe në qytete.

Terminalet private kanë tarifa të larta për kamionët por edhe e privojnë arkën tonë shtetërore. Diku 37 milionë euro i kanë të hyra 10 terminalet në pronësi private.

Le t’ia fillojmë me këtë terminal doganor këtu në Prishtinë që është pak a shumë edhe gjeogrfikisht edhe në mes të Kosovës, për të vazhduar pastaj edhe në Mitrovicë dhe në Vërmicë.

Qeveria e Republikës së Kosovës, unë si kryeministër në detyrë dhe ministri i financave shprehin interesimin që në një kohë sa më të shkurtër ta funksionalizojmë këtë ndërtesë për terminalin doganor të shtetit”, ka thënë ai.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close