Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHP):Qytetar shtone kujdesin!

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u ka bërë serish thirrje qytetarëve për kujdes në luftën për parandalimin e përhapjes së COVID-19, duke thënë se lehtësimi i masave nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të institucioneve shëndetësore.

Mbrëmë në Kosovë janë konfirmuar tetë raste të reja me koronavirus dhe asnjë të shëruar, duke bërë kështu që totali i të prekurve të arrijë në 927.

E kjo ka bërë që IKSHPK të alarmojë qytetarët që të vazhdojnë të ruajnë distancën sociale, mbajtjen e higjienës dhe maskave deri në shuarjen e plotë të COVID-19.

“Lani duart me kujdes 20-30 sekonda! Virusi akoma gjendet në mesin tonë. Sakrificën tonë për të ruajtur shëndetin ta konsiderojmë si vlerë sublime duke vazhduar me mbajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e maskave në vendet publike. Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve”, thuhet në deklaratë.

IKSHPK u ka bërë serish thirrje edhe institucioneve për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim.

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close