Presidenti,Thaçi:Të gjitha palët politike duhet të presin me durim vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Gjatë intervistës së tij për Syri TV, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, u shpreh se të gjitha palët politike duhet të presin me durim vendimin e Gjykatës Kushtetuese sa i përket mandatitimit të qeverisë së re.

Sipas kreut të shtetit, nuk është ai që mbjell qeveri por që respekton ligjet dhe kushtetutën.

“Diferenca është shumë e vogël. Unë kam respektuar rezultatin zgjedhor të 6 tetorit. Është zgjedhur kryeministër i vendit. Nuk jam nga ata që mbjell qeveri por që respektoj ligjet dhe kushtetutën. Vendi i jep drejtim krijimit të qeverisë, jo presidenti”, u shpreh ai.

Sa i përket vendimit të para pak ditëve të Gjykatës Kushtetuese për mandatimin e qeverisë së re, Thaçi tha: “Jam përballur edhe më herët. Edhe në vitin 2014 kur PDK fitoi me një rezultat bindshëm. I kam besuar gjithmonë institucioneve të pavaruara, por me durim kam respektuar atë proces dhe tani nuk ka asnjë të keqe që Gjykata Kushtetutese të marrë atë vendim. Duhet të vazhdojmë të respektojmë vendimet e institucioneve të pavaruara, këtë herë të Gjykatës Kushtetuese”.

Një vendim kundër i Gjykatës Kushtetuese, a e cënon integritetin e Thaçit?

“Para së gjthash, mendoj për vendin dhe interesin e qytetarëve. Mendoj edhe për prestigjin e vendit në botë. Hapat që kam marrë mendoj se janë të drejta. Kam qenë shumë i kujdesshëm në hapat politikë. Partisë së parë iu është dhënë mundësia përmes 5 letrave. Të presim me durim vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ësghtë obligues për të gjithë”, u shpreh presidenti i Kosovës.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close