Shkodra në 72-vjetori i Pavarësisë së Izraelit:Ky vend i çmon shumë shqiptarët që mbrojtën hebrenjtë

Sot shënohet 72-vjetori i Pavarësisë së Izraelit.

Ruzhdi Shkodra, kreu i Bashkësisë Hebreje-Bet Izrael Kosova, tha se këtë vit nuk ka pasur ndonjë aktivitet të madh në Kosovë, për shkak të rrethanave që janë krijuar me luftën ndaj Coronavirus.

Shkodra bëri me dije se shqiptarët i kanë mbrojtur hebrenjtë kur ka qenë koha më e vështirë e tyre. “Izraeli i çmon shumë shqiptarët që mbrojtën hebrenjtë. Të jesh shqiptar në Jerusalem je shumë i nderuar, në Izrael janë dhjetëra shqiptar që nderohen”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ai bëri me dije se janë 86 familje me origjinë hebreje që jetojnë në Shqipëri.

Ndryshe Bashkësia Hebreje – Bet Izrael Kosova organizon vazhdimisht aktivitete për promovimin e Izraelit dhe fuqizimin e marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve.

Izraeli u krijua si vendi i hebrenjve, këtë e dëshmon historia e imigrimit në të që nga themelimi e deri më sot. Por ndaj shumë refugjatëve vendi mbetet i mbyllur.

70 vjet më parë, më 14 maj 1948, teksa forcat britanike u tërhoqën nga Palestina dhe David Ben Gurion po lexonte Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë së Izraelit, Moshe Zimmermann,  ndodhej në një ballkon, në dorë mbante flamurin e shtetit të ri. Sot, shtatë dekada më vonë, ai nuk është i sigurt nëse i kujtohet ajo ditë. Ndoshta është një pamje që i është ngulitur nga rrëfimet e të afërmve dhe nga një fotografi e vjetër fëmijërie. Zimmermanni është historian dhe e di se nganjëherë kujtesa të mashtron.

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close