Zëdhënësi i PDK-së.Avni Bytyçi:Avdullah Hoti nuk është i “kualifikuar” për të qenë kryeministër

Ditë më parë, Partia Demokratike e Kosovës, ka përgatitur një listë, sipas tyre, me 100 dështimet e qeverisë Kurti. Për të biseduar rreth tyre, në T7 të enjten, ishte zëdhënësi i këtij subjekti politik, Avni Bytyçi.

Sa i përket uljes së papunësisë në kohë pandemie, ashtu siç kishte deklaruar ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi, Bytyçi tha se për një deklaratë të tillë, vet Bislimi s’do ta kishte lejuar studentin e tij të futet në provim për një vit me radhë.

“Sa i përket asaj që u tha se ka ulje të papunësisë, ministri i Financave në Detyrë, Besnik Bislimi, e ka presionin e shefit të tij dhe atë politik. E vërteta është se edhe një student i Besnik Bislimit, ta kishte thënë këtë, e kish rrëzuar prej provimit dhe një vit s’kishte me lënë me hy më”, deklaroi Bytyçi.

Ndërsa sa i përket asaj së cilin do ta zgjidhte për kryeministër PDK, Albin Kurtin apo Avdullah Hotin, Bytyçi tha se nuk do ta zgjidhte asnjërin. Ndërsa shtoi se PDK, nuk do ta votojë qeverinë Hoti.

“Nga e keqja, tek me e keqja e mundshme. Unë s’kisha me zgjedh asnjërin për kryeministër. Hoti duke qenë zëvendës i Kurtit, po bëhet, nëse mund t’i mbledh votat, kryeministër. Z. Hoti nuk është i kualifikuar për të qenë kryeministër. Partia e tij është shkarkuar nga Kuvendi njëjtë si Lëvizja Vetëvendosje. Asnjë nga deputetët e PDK-së, nuk do ta votojë këtë. Është qeveri e improvizuar.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close