Elon Musk flet për sensorët në trurin e njeriut si simbiozë midis njerëzve dhe makinave

Elon Musk ka folur përsëri për të ardhmen e inteligjencës artificiale dhe rolin që kompania e tij ka në krijimin e kushteve për simbiozë midis njerëzve dhe makinave. Ndër të tjera, ai zbuloi se start-up Neuralink, në themelimin e të cilit ai mori pjesë, është afër të fillojë testimin në subjektet njerëzore.

Neuralink në korrik të vitit 2019, Neuralink konfirmoi se ishte krijuar një robot që mund të integronte implantet për ndërveprim me kompjuterë thellë në trurin e njeriut.

Rezultatet u morën në bazë të testimit mbi minjtë laboratorikë në trurin e të cilëve u vendosën 1.500 elektroda, të cilat ende nuk mund të pretendohen se me siguri kanë për të funksionuar në trurin e njeriut.

Nëse provohet të jetë funksionale, teknologjia, në radhë të parë, thonë ekspertët, duhet të shërbejë për të rikthyer lëvizshmërinë, shikimin dhe aftësinë e të folurit dhe dëgjimit te ata që i kanë humbur ato.

Musk, nga ana tjetër, argumenton se lidhja e trurit me kompjuterët do të jetë mënyra e vetme për të vazhduar me zhvillimin e inteligjencës artificiale. Kështu, teknologjia që u konceptua si ilaç mund të shërbente si diçka shumë më e fuqishme.

Në atë kontekst, u njoftua se testimi tek njerëzit pritet “në më pak se një vit”, dhe implantet që matin një çerek të vëllimit të flokëve të njeriut, dhe do të integrohen në indet e trurit me ndihmën e gjilpërave për të ndihmuar në shmangien e dëmtimit të enëve të gjakut në sipërfaqen e trurit.

Sensorët e ndërtuar në këtë mënyrë duhet të kapin sinjale nga truri dhe t’i dërgojnë ato në marrës – një çip që është i instaluar në sipërfaqen e sipërme të kafkës, dhe nga atje informacioni transmetohet pa tel në pajisjen e synuar.
Musk njihet për nermarrsitë e “çmendura” në botën e shkencës e teknikës,jo gjithmonë me suksesin e entuziazmit dhe idesë së tij.

/Përgatitur nga roinformacion.com/

 

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close