Kamberi:Serbia po i hakmerret Luginës sepse u ndihmua nga Qeveria e Kosovës

Sipas kryetarit të  Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi,Qeveria e Serbisë ka zvogëluar për 20 përqind buxhetin e Trupit koordinues për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.Kjo sipas Kamberit është “hakmarrje e Serbisë pas ndihmës nga Qeveria e Kosovës”.

Postimi i plotë:

-Qeveria e Serbisë as pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme nuk ka ndonjë program të veçantë për të ndihmuar komunat e pazhvilluara, buxhetet e të cilave më së shumti janë goditur nga gjendja e jashtëzakonshme dhe mosfunksionimi i ekonomisë të cilën e solli si pasojë beteja kundër Covid 19.

Por, lajmë më i keq është se Qeveria e Serbisë ka zvogluar për 20 përqind buxhetin e Trupit koordinues për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë e që do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në financimin e projeketeve të nisura e që mjetet i ndanë Trupi koordinues.

Ky zvoglim për 20 përqind i buxhetit, që do të jetë në vlerë prej mbi 20 milion për Bujanoc dhe 20 milion për Preshevë duket nuk e brengosë askend sepse temat e trilluara po tentojnë ta kaplojnë hapsirën tonë mediale.

Siç zakonisht ndodhë në mentalitetet mediokër, më mirë është të sulmosh qtë që të ka ndihmuar (Qeverinë e Republikës së Kosovës) se sa ata që t’i ndalin mjetet që kanë qenë të parapara me buxhet.

Pse po ndodh kjo në këtë kohë, kur duhet të lobojmë bashkë që shembullin e Kosovës ta ndjekë edhe Shqipëria, a është vetëm pasojë e sjelljeve të mendjeve mediokër apo ka një plan të menduar mirë për të penguar ndihmat e këtilla, do të tregojë koha.

Është fakt se Vendimi i Qeverisë në Prishtinë për ta ndihmuar Luginën e Preshevës me 500 mijë euro, ka patur jehonë të madhe pozitive.

Kjo jehonë është ka e pengon dikend.

Ai që nuk po e duron këtë ndihmë dhe jehonën që e krijoi ajo, apo ai që i frikësohet ndihmave të vazhdueshme që Kosova mund të cojë drejt Luginës, po mundohet që përmes mendjeve mediokër ta diskreditojë gjithë këtë punë.

E kjo që do të kemi minus 20 përqind në buxhetet tona, s’na qenka për të nxitur debat. Çudi.

Ka shkruar Kamberi në Facebook./proinformacion.com

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close