Ultimate magazine theme for WordPress.

Kryetarja e Kuvendit ,Osmani ka vizituar fshatra të Zveçanit,Leposaviqit e të Zubin Potokut

Potokutka vizituar sot fshatrat Zhazhë, Boletin e Kelmend të Komunës së Zveçanit, Koshtovë e Vllahisë e Bistricë të Komunës së Leposaviqit, si dhe fshatin Çabër të Zubin Potokut.

Në funksion të lehtësimit të procesit të mësimit online, në emër të Kuvendit të Kosovës, kryetarja Osmani u ka dhuruar 30 kompjuterë nxënësve të shkollave “Isa Boletini”, Kadri Bistrica” dhe  “Osman  Rama”.

Zonja Osmani qasjen në arsim e ka konsideruar çështje jetike dhe ka thënë se secili nxënës i Kosovës duhet të ketë qasje në mësimin online.

Me këtë donacion të Kuvendit të Kosovës prej 30 kompjuterësh, kryetarja Osmani ka thënë se do t`u ndihmojë sadopak nxënësve të kësaj ane t`i qasen mësimit online.

“Kjo përveç se ndihmë për nxënësit është edhe tregues se institucioni i shtëpisë përfaqësuese të qytetarëve, pra Kuvendi i Kosovës mendon edhe për banorët e kësaj pjese të Kosovës, duke i mbështetur ata edhe në këtë mënyrë”, është shprehur zonja Osmani në ceremoninë e dorëzimit të këtij donacioni. ​

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close