Ministri Sveçla dhe drejtori Qalaj kanë vizituar Pikë-Kalimin Kufitar në Merdare

U.d Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Xhelal Sveçla, i shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Rashit Qalaj, drejtori i Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave të MPBAP-së, z. Dardan Koçani dhe drejtori i Departamentit të Policisë Kufitare, z. Shaban Guda, vizituan Pikë-Kalimin Kufitar në Merdare, për tu njoftuar nga afër me mbarëvajtjen dhe funksionimin e qarkullimit ndër-kufitar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asa

Ministri Sveçla i pa nga afër objektet dhe infrastrukturën në këtë pikë-kalim e cila është financuar në vlerë rreth 6 milion euro nga Bashkimi Evropian, në kuadër të Marrëveshjeve për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, të nënshkruara në Bruksel në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.
Pika e kalimit kufitarë në Merdare është ndër kalimet kufitare më moderne në rajon dhe një ndër pikat më të frekuentuarat të qarkullimit në Republikën e Kosovës. Agjencitë të cilat funksionojnë në Merdare krahas Policisë së Kosovës, janë: Dogana e Kosovës dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, të cilat disponojnë teknologji dhe infrastrukturë moderne dhe me standarde ndërkombëtare për kontrollimin e personave dhe mallrave.

Në këtë pikë janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe janë të gatshme në momentin që Qeveria e Republikës së Kosovës vendos për hapjen e plotë të qarkullimit ndër-kufitar.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close