Po hetohet nëse TikTok i ka shkelur rregullat e privatësisë

Me dyshimin se TikTok i ka shkelur rregullat e privatësisë, autoriteti Holandez i Mbrojtjes së të Dhënave, ka filluar një hetim të gjerë për këtë platformë shumë të popullarizuar.

Hetimi do të shqyrtojë nëse TikTok po e mbron në mënyrë të duhur privatësinë e fëmijëve, bazuar në ligjin e Holandës dhe Rregullores së Përgjithshme të Bashkimit Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave, transmeton Telegrafi.

“Ne do të hetojmë, nëse ky aplikacion ka një dizajn miqësor ndaj privatësisë” tha Monique Verdier, nënkryetari i institucionit që i ka nisur hetimet.

“Do të kontrollojmë gjithashtu, nëse informacioni që TikTok ofron kur fëmijët e instalojnë atë dhe e përdorin aplikacionin, është i lehtë për t’u kuptuar dhe shpjegon në mënyrë të duhur se si mblidhen, përpunohen dhe përdoren të dhënat e tyre personale.”

Janë duke u bërë hetime të hollësishme, nëse TikTik kërkon lejen e prindit, nëse fëmija tyre mund të shikojë materialet që ofron.

Popullariteti i TikTok është rritur shumë gjatë pandemisë COVID-19 dhe ofruesi i inteligjencës së tregut Sensor Tower, vlerëson se kjo platformë është aplikacioni i dytë më i instaluar gjatë muajit prill në mbarë botën, me më shumë se 107 milion shkarkime.

Aplikacioni në pronësi kineze, ka qenë edhe më parë nën hetime nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, për rregullat e të dhënave të lidhur me intimitetin e përdoruesve.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close