Shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare flet për Ukshin Hotin

Shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare, ka deklaruar se veprimtari Ukshin Hoti ishte hero i mendimit kosovar.

“Ukshin Hoti është njeri i dashur për mua, nuk kam pasur fatin ta takoj”, tha ai një një intervistë për RTK.

Sipas tij Ukshin Hoti ka qenë një figurë që gjithmonë ishte pas mendimeve të tij. “Ishte kënaqësi kur mora pyetjet dhe kisha mundësi të komunikojë me të. Ai ishte jo vetëm intelektual, por hero i mendimit kosovar”, tha ai.

Ndryshe Ukshin Hoti u lind në Krushë e Madhe, 17 qershor 1943, ai ka qenë filozof dhe aktivist shqiptar, ishte profesor i të drejtës ndërkombëtare dhe më pas i filozofisë në Universitetin e Prishtinës. Më 1994 u dënua me 5 vite në burgun e Dubravës. Më 16 maj 1999, kur dënimi i tij mbaronte dhe duhej të lirohej; u mor peng nga rojet e burgut dhe nuk është parë më. Vendndodhja e tij nuk dihet, shumë aktivistë të të drejtave të njeriut e konsiderojnë të vdekur.

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close