Bie niveli i ujit në liqenin e Badocit

Si pasojë e mungesës së reshjeve atmosferike po vazhdon të bie niveli i ujit në liqenet akumuluese të Batllavës dhe Badocit. Gjendje më alarmante është në liqenin e Badocit.

Zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku ka thënë se niveli i ujit në këto dy liqene ka rënë deri në 10.18 metra nga kuota normale.

“Niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 627.53 m mbi nivelin e detit ose 7.47 m nën nivelin maksimal të kapërderdhjes. Niveli i ujit në liqenin e Badocit është 639.67 m mbi nivelin e detit ose 10.18 m nën kuotën maksimale”, tha ajo.

Mjeku ka thënë se nëse vazhdohet më këtë trend të mungesës së reshjeve atmosferike, atëherë nga muaji korrik mund të ketë reduktime të ujit të pijshëm.

“Akumulacionet varen nga reshjet atmosferike. Nëse vazhdohet me trendin e mungesës së reshjeve atmosferike dhe nëse nuk kemi kujdes në përdorimin e drejtë të ujit të pijshëm, nga muaji korrik 2020 e tutje mund të fillohet me reduktime të ujit të pijshëm në zonat që furnizohen nga liqeni i Badocit”, shtoi më tej ajo.

Mjeku bëri apel të qytetarët që të shpenzohet racionalisht uji i pijshëm.

“Të mos e lëmë rubinetin hapur pa pasur nevojë, të mos ujisim arat me ujin e pijshëm, etj. Bashkërisht për furnizim stabil me ujë të pijshëm. Tash për tash, furnizimi me ujë është stabil në të gjitha zonat e shërbimit”, theksoi ajo.

Në fund, Mjeku tha se liqeni i Badocit nuk ka qenë më keq që nga viti 2007.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close