Grimcat e pluhurit saharian do të jenë të pranishme në Kosovë edhe gjatë ditëve të ardhshme

Meteorologu Mendim Rugova ka bërë të ditur se grimcat e pluhurit saharian do të jenë të pranishme në Kosovë edhe gjatë ditëve të ardhshme, por jo me vlera kaq të larta siç ishin dje.

Rugova ka thënë se gjatë javës që vjen do të ketë të reshura shiu, kështu që pritet të pastrohet ajri në përgjithësi.

“Edhe para dy ditëve e paralajmëruam se do të ketë një depërtim të grimcave të pluhurit saharian mbi Kosovë”.

“Sot kanë qenë vlerat shumëfish më të larta – edhe në ditët e ardhshme do të mbeten prezente, por jo me intensitet kaq të lartë”.

“Gjatë javës se ardhme pritet mot me të reshura, kështu që pritet të pastrohet ajri në përgjithësi”, ka thënë ai për Klanin.

Sipas tij, këto grimca nuk sjellin rreziqe për qytetarët e Kosovës sepse ato kanë qenë vetëm të çastit që kanë zgjatur për dy-tri orë.

“Këto kanë qenë vetëm vlera të çastit për disa orë sepse në mbrëmje kanë filluar të bien ato. Nëse ka ekspozim më të gjatë të këtyre grimcave, mundet me qenë i rrezikshëm për njerëz që kanë probleme me sëmundje kronike”.

“Për Kosovë nuk mund të ndikojë shume keq sepse kjo ndodh vetëm në pranverë, mund të ndodhë edhe gjatë verës, por nuk është diçka e jashtëzakonshme”.

 

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close