I vihet zjarri shkollës së vetme në gjuhë shqipe në Dacaj-Rozhajë

Nga Ali Daci

Malësisë së Rozhajës i digjen mushkërit dhe vatra e dijes ShF” Dacaj” në Dacaj

Zjarri i ditës se djeshme kishte kapluar depon e drureve të shkollës shqipenë Dacaj dhe në saje të intervenimit të eskavatorve të ndërmarrjes së ndertimit të rrugëve “Euroasfalt ” depoja me plot dru e ndezur u shua në ujin e lumit pranë shkollës dhe kështu i shpetoj djegjes shkolla gjatë ditës por jo edhe gjatë natës, pasiqe në oren 23 dikish i vuri zjarrin shkollës nga mbrenda. Personi i panjohur gjerë më tani nga ana e kundërt e hyrjes kishte thyer grilen dhe dritaren e shkollës dhe në zyrën e drejtorit kishte vu zjarrin. Njësitë e zjarrfikësit kishin arrit ta lokalizojnë zjarrin dhe në saj të intervenimit ajo shpetoj pa u bërë shkrumb e hi. Pra këtu s ‘ kemi të bëjmë më fatkeqësi natyrore por më fatkeqësinë njerëzore. Organër e hetuesisë për këtë rast makabër janë duke i hetuar pistat e dyshimit. Duhet theksuar se kjo shkollë është sulmuar edhe më parë duke e thyer e venë zjarrin depos së drurëve.

Ndërkaq në malet e Malësisë së Rozhajës ka shperthyer zjarre gjithandej duke bërë shkrumb e hi me qindra hektar pyje halore si të sektorit privat ashtu edhe ato shtetror.
Dacajt, fashat ky i rrethuar më pyje të dendura halore ka qenë i rrethuar me tymë e flakë për 3 orë të tëra ku flaka e shtyrë nga era e fuqishme pos që dogji pyjet për rreth rrezikoj edhe vet shtëpit e banimit duke hedhur flakën edhe ne to. Në këtë vorbull zjarri u dogj stala e Vesel Dacit dhe stoqet më sanës, kurse njësia e shpetimit dhe ajo e zjarrfikësvr arritën që shtëpit për rreth tri orë mbrojti shtëpit që ndodhëshin afër stalës që zharri e kaploi për mbrednda sekondave . Banoret luftuan për ndaljen e zjarreve gjithandej rreth shtëpive të tyre dhe evakuan fëmijët dhe pleqt ne drejtim të qytetit. Zjarri që po ndihmohej nga era e fortë dhe nga thatësia që po mbreteron tash disa kohë u përhap gjithandej maleve në një vi zjarri me kilometra më çrast më shpejtesi marramendëse e arriti majat më të larta të fshatit duke djegë tebanat dhe vikend shtëpitë e Rasim Dacit, Adnan Husiq, Rexhë Dacit, Xhevat Dacit , Sejdi Dacit. Flaka kaploj edhe fshatin Husaj duke djegë edhe shtëpin e Avdi Husit edhe jerevin e Shaban Ibish Husit. Po ashtu zjarri dogji pishat në grykën e Husajve dhe gjithandej malet rreth katundit duke u drejtuar drejt maleve të dendura halore të Kullës e Shtedimit. Vlen të ceket se zjarre të furishme pati edhe në Kolenë ku Rexhë Brales iu dogj e tera sharra për përpunimin e drurit. Zjarre pati dhe në fshatrat tjera të kësaj komune. Dëmet janë të mëdha në pyjet gjithandej Rozhajës./malesia.org/

 

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close