Mijëra Suedezëve iu është vendosur mikroçipi,në radhë Italianët!

Ka një kohë tashmë që flitet për implantimin e mikroçipave në trupin e njeriut për qëllime të ndryshme.Kjo temë është zgjeruar pas pandemisë së coronavirusit.mendohet se pas këtij virusi fshihet aksina e cila do të mundësonte “vendosjen” e çipit i cili do të na bënte të “kontrollueshëm”.

Kjo puna e mikroçipave nuk është ndonjë sciencefiction,pasiqë ka projekte dhe njerëz të cilëve vetëm se iu është implantuar mikroçipi!Këtë projekt me sukses e ka implementuar kompania “Biohax” ,themelues dhe kryesues i së cilës është Jowan Österlund.

Statistikat tregojnë se diku 3000 Suedezç kanë pranuar ,ose kanë kërkuar vendosjen e çipit në trupin e tyre,ndërsa ata kanë marrë përkrahje nga utoritetet vendore duke shtuar mndësinë e pagesës së biletës së trenit përmes çipit.
Kjo kompani ka ambicie depërtimi edhe në vende të tjera,posaqerisht ato të Bashkimit Europian.

Stacioni i dytë për zgjerimin e biznesit është Italia, shkruan “Euronews”. Eric Larsen, një Suedez në krye të degës atje, deklaron se pritet vetëm miratimi i Ministrisë Italiane të Shëndetësisë.

Kur ta marrin atë, pritet që rreth 2.500 njerëzve në Milano dhe Romë t’iu bahet instalimi i çipit .
“Kjo teknologji është krijuar për të na ndihmuar. Është si të kesh superfuqi të vogla,” shpjegon Larsen.

“Shumica e njerëzve nuk e kuptojnë që çipat tonë nuk kanë GPS dhe se ne nuk i ndjekim klientët. Por është e qartë për mua se njerëzit kanë frikë sepse ata marrin një përshtypje të teknologjisë së ngjashme nga filmat e Hollivudit”, thotë Larsen.

“Personalisht, nuk shoh ndonjë gjë të keqe me këtë. Është teknologji pasive, e cila kontrollohet nga pronari. Ju duhet të jeni shumë afër për të lexuar të dhënat. Instalimi nuk është i dhimbshëm , sikur të jeni thumbuar nga një bletë,” thotë ai.

E Rob van Eijk nga Forumi për ardhmëri e siguri ka një mendim pak më ndryshe për këta çipa.Ai thotë Është e njëjta teknologji si te kartat bankare, dhe rreziqet janë të njëjta. Ekziston mundësia që dikush të kapë sinjalin. Është një ndërlikim edhe më i madh nëse versionet e ardhshme ndjekin informacionin tuaj shëndetësor ose nëse ato përmbajnë informacione të tjera private.”

Tashmë kompania po zhvillon negociata në Itali në atë drejtim me Vodafone dhe PayPal, dhe kompania britanike BioTeq po zhvillon gjithashtu teknologji për pagesa pa kontakt të çipave dhe po shpreson për një rezultat të shpejtë.

Përgatitur nga /proinformacion.com/

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close