Ministria e Jashtme ka dënuar aktin e ndërtimit të Kishës Ortodokse Serbe mbi trupat e 700 shqiptarëve të vrarë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka dënuar aktin e ndërtimit të Kishës Ortodokse Serbe në Batajnicë.

Përmes një reagimi në Facebok MPJD ka konsideruar se ky është akt përçmimi ndaj viktimave shqiptare.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës (MPJD) e dënon aktin e ndërtimit të Kishës Ortodokse Serbe në Batajnicë, pranë lokacionit ku u gjetën në varrezë masive trupat e mbi 700 shqiptarëve të vrarë në vitin 1999 nga forcat ushtarake dhe policore të Serbisë.E konsiderojmë këtë një akt përçmimi të kishës dhe autoriteteve serbe ndaj viktimave shqiptare të këtij akti gjenocidal të Serbisë”, thuhet në reagimin e MPJD’së.

Në reagim thuhet se nuk mund të ketë asnjë marrëveshje paqeje e pajtimi mes Kosovës dhe Serbisë derisa kjo e fundit nuk i pranon krimet e kryera ndaj shqiptarëve në Kosovë.

“Në vend të ndërtimit të një pllake përkujtimore ndaj viktimave të pafajshme të varrosura në këtë vend ku ishin përpjekur ta fshehnin krimin shtetëror, Serbia vazhdon të provokojë me akte të tilla, si dhe refuzon të tregojë për fatin edhe të mbi 1600 shqiptarëve të tjerë të zhdukur gjatë luftës. Nuk mund të ketë asnjë marrëveshje paqeje e pajtimi mes Kosovës e Serbisë, derisa kjo e fundit nuk i pranon krimet e bëra ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe derisa nuk kërkon falje për këto krime, duke i ndjekur dhe dënuar shumë nga kriminelët e luftës që i ka amnistuar”, thuhet tutje në reagim.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close