Ministrja,Bajrami publikon orarin kur studentët mund t’i marrin gjësendet në konvikt

Ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka publikuar orarin për tërheqjen e gjësendeve nga ana e studentëve banues në konvikte.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Bajrami ka thënë se sipas rekomandimeve të IKSHPK-së të gjithë studentët obligohen që të jenë të pajisur me masa mbrojtëse (maska dhe dorëza).

“Duke filluar nga data 18.05.2020 deri me datën 23.05.2020 studentëve u lejohet tërheqja e gjësendeve nga konviktet 1, 2, 3, 4, 5 dhe 8 ndërsa konviktet 6 dhe 7 nuk janë të përfshira në këto data për arsye se për momentin janë me persona të karantinuar”, thuhet në postimin e saj.

Bajrami ka njoftuar se hyrja në hapësirat e QS-së bëhet në pikën 2 përball Fontanës dhe lejohen vetëm studentët banues të konvikteve, për këtë arsye studentët janë të obliguar të kenë me vete ID kartelën e QS dhe letërnjoftimin. Kurse studentët banues të cilët janë jashtë Kosovës, tërheqjen e gjërave personale mund t’a bëjnë pas kthimit të normalitetit, raporton Express.

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close