Ajo çfarë ka mbetur nga shëmbja e ndërtesës së Teatrit Kombëtar janë tallash, kartona dhe kompensata!

ATSH/- Pas ndërhyrjes në orët e para të mëngjesit të sotëm për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar nga punonjësit të IKMT-së, ajo çfarë ka ngelur nga ky aksion janë tallash, kartona dhe kompensata.

Këto janë materialet me të cilat është ndërtuar kjo godinë nga italianet, e cila më vonë u përshtat si teatër.

Një nga arsyet që ka sjellë dhe shembjen e kësaj godine kanë qenë materialet e dobëta që janë përdorur dhe pamundësia për të ndërhyrë për rikonstruksionin e saj.

Siç shihet edhe nga fotot që sjell Agjencia Telegrafike Shqiptare, struktura e tij ishte me rrezik shumë të lartë zjarri e kushte të frikshme sigurie për artistët dhe publikun.

Ndërsa Instituti i Monumenteve të Kulturës, në vitin 2007, gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, e përjashtonte Teatrin Kombëtar nga lista e monumenteve të kulturës pasi për ekspertët ishte e cilësuar si godinë pa vlera.

Aktorë, regjisorë dhe përfaqësues të artit skenik shqiptar, iu bashkuan më herët peticionit publik për prishjen e godinës së teatrit dhe ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar, modern dhe bashkëkohor, që sipas tyre, “duhet të ndërtohet pa asnjë diskutim në truallin e kompleksit ekzistues, sepse ai truall ka qenë, është dhe duhet të mbetet trualli material e shpirtëror i komunitetit tonë në breza”.

“50 vjet në atë ndërtesë-karantinë dhe të harruar nga politika na dalin e na teprojnë! Ne dhe brezat e aktorëve e regjisorëve pas nesh meritojmë një Teatër dinjitoz, që të na shërbejë jo vetëm neve, por edhe publikut teatërdashës, që nuk mund të vazhdojë të ndjekë edhe për 50 vjet të tjera teatrin politik me Teatrin Kombëtar, në vend të shfaqjeve tona”, janë shprehur ata.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close