Lutfi Haziri:”Po të isha kryeministër do të isha dakord për një shkëmbim territoresh Kosovë-Serbi”

Kryeministri në detyrë,Albin Kurti,por edhe shumë të tjerë si dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës e kundërshtojnë me forcë çfardolloji ndryshimesh kufiri në mes të Kosovës dhe Serbisë,që ka edhe emra të tjerë si “korigjim kufiri”,shkëmbim territori…

Edhe subjekte të tjera e kanë kundërshtuar megjithëse shpesh kanë bërë veprime sikur i kanë shkuar për shtati mu kësaj idej.Për presidentin mos të flasim,njihen qendrimet e tija të cilat kanë qenë të kamufluara me shprehje të ndryshme por që në të vërtetë ai merret si një përkrahës i madh i kësaj ideje dhe planit për shkëmbim territoresh,ose korrigjim kufiri.

Ka një pretendent tjeter nga politika i cili pretendon se mu ai ka qenë një inciues i vërtetë i idesë së shkëmbimit të territoreve në mes të Serbisë e Kosovës,megjithëse me spjegimet e tija për këtë.
Ai është lutfi Haziri,nënkryetar i LDK-së,dhe kryetar aktual i Gjilanit i cili siç njoftojnë mediat ka deklaruar se “po të isha unë ,kryeministër do të kisha pranuar ndrrim të territorit”

Siç thuhet, ai do të “jepte 17 fshatra në afërsi të Leposaviqit dhe Zubin Potokut në këmbim të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, raportojnë mediat online.

Sipas tij, pas Luftës së Dytë Botërore, këto 17 fshatra iu bashkuan Kosovës, ndërsa Presheva, Bujanoci dhe Medvegja iu bashkuan rrethit të Vranjës.
“Fshatrat në Leposaviq, Zubin Potok, janë serbë, nuk ka shqiptarë. Për një kohë, ata ishin nën organizimin territorial të Serbisë. Ky është demarkacioni i kufirit, korrigjimi teknik i kufirit, madje nuk mund të quhet ndryshim i kufirit”, tha Haziri për Reporteri.

Ndërsa ga ana tjetër Haziri ka mohuar që të ketë marrëveshje të fshehtë, siç sipas tj pretendohet nga Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti.
Megjithatë,kjo deklaratë e Hazirit mbi marrëveshjen e fshehtë e cila tingëllon mjaft e sigurtë të bësh të mendosh mbi thëniet se Lutfi Haziri është i afërt me presidentin Hashim Thaçin,por edhe linja e afërt e të dyve sa i përket ndryshimit të kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë.

/proinformacion.com/

 

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close