Rifillon Bundesliga

Borussia Dortmund e ka shkatërruar Schalken, duke e mposhtur bindshëm prej 4-0, në ndeshjen e parë të rifillimit të Bundesligës gjermane.

Skuadra e Dortmundit është treguar e pamëshirshme ndaj skuadrës mike, duke dominuar në terësi ndeshjen dhe duke arkëtuar tri pikë të mëdha në garën për titull të kampionit në Gjermani.

Haaland pas vetëm 29 minutash lojë, zhbllokoi ndeshjen duke kaluar nikoqirët në epërsi prej 1-0.

Guerreiro (45’), dyfishoi avantazhin e Dortmundit në 2-0. Epërsinë në 3-0, e ngriti Hazard (49’), derisa goditjen e fundit Schalkes ia dha Guerreiro (63’), duke shënuar golin e dytë personal dhe të katërtin në këtë sfidë.

Pas kësaj fitore, ngjitët në vendin e dytë me 54 pikë, vetëm një pak së lideri i tabelës, Bayern Munich, kurse, Schalke renditet e teta me 37 pikë.

Ndërkohë, Fortuna Dusseldorf, skuadër në të cilën militon ylli kosovar Valon Berisha, nuk arriti të marr më shumë së një barazim pa gola në duel me Paderbornin. Berisha në këtë takim ishte titullar.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close