Studim i ri:Virusi COVID-19 ishte përshtatur për t’u transmetuar te njerëzit!

Ka pasur shumë teori e studime të cilat janë marrë me origjinën e coronavirusit.të tilla që kanë fajësuar njeriun (Kinën..) si dhe të tilla që kanë sugjeruar se ky virus është natyror.

Por një studim i ri shkencor vë në pikëpyetje pretendimet e autoriteteve kineze se pandemia e coronavirusit ka origjinën nga një treg në Wuhan ku shiten ushqimet e detit, si dhe kafshët e tjera për ushqim.

Një analizë e të gjitha të dhënave në dispozicion nga biologët tregon qartë se virusi vdekjeprurës Sars-Cov-2 arriti në treg nga dikush që ishte infektuar tashmë, dhe për habinë e madhe të shkencëtarëve, virusi “tashmë ishte përshtatur për t’u transmetuar tek njerëzit. ”, I cila është një karakteristikë shumë i rrallë.

Ky hulumtim i ri do të nxisë më tej dyshimet se Pekini po përpiqet dëshpërimisht të mbulojë burimin e vërtetë të epidemisë, e cila shkaktoi vdekjen e qindra mijëra,njerëzve dhe një krizë të rëndë globale ekonomike.
Studimi u krye nga Alina Chan dhe Ben Deverman i Institutit “Brod”, një degë e Universitetit të Harvardit, dhe Institutit të Teknologjisë në Masaçusets, dhe Shing Jan nga Universiteti i Kolumbisë Britanike (Kanada).

Ata thonë se hulumtimi në mënyrë të qartë çon në përfundimin se virusi kishte origjinën jashtë tregut në Wuhan.

Sipas tyre, “të dhënat gjenetike të disponueshme për publikun nuk tregojnë transmetimin e virusit midis specieve në treg”. Ata po kërkojnë të hetojnë të gjitha rrugët e mundshme të transmetimit të virusit nga kafshët te njeriu, përfshirë pretendimet që virusi ka origjinën nga një laborator.

– Mundësia e një pararendësi gjenetikisht të modifikuar duke u përshtatur te njerëzit gjatë studimit të tij në laborator duhet të ekzaminohet – thuhet në studim.

Studimi u botua në një kohë kur ka një presion në rritje për Kinën për të zbuluar burimin e vërtetë të epidemisë, në mënyrë që ekspertët të mund të njihen me sëmundjen dhe të jenë në gjendje të zhvillojnë një vaksinë, dhe të parandalojnë shpërthimin e epidemive të reja.

/Përgatitur nga proinformacion.com/

 

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close