Vjedhjet gjatë pandemisë

Që nga 13 marsi, kur në Republikën e Kosovës, janë paraqitur rastet e para me Covid-19, e deri më 13 maj, Policia e Kosovës (PK) ka raportuar për 93 raste të kryerjes se veprave penale të vjedhjes.

Sikurse në muajin e parë të izolimit, ashtu edhe në të dytin, shqetësues mbetet fakti se numri më i madh i tyre i takon veprës penale të vjedhjes së rëndë.

Sipas raporteve 24 orëshe të PK-së, gjatë muajit të parë të pandemisë janë raportuar 52 raste të vjedhjeve të ndryshme.

Ndërkaq, gjatë muajit të dytë të pandemisë, janë raportuar 41 raste, që do të thotë se është shënuar rënie e numrit të veprave penale të këtij lloji.

Sipas të dhënave të PK-së, në lidhje me veprën penale “vjedhje”, në muajin e dytë të izolimit për shkak të pandemisë globale “Covid 19”, 4 raste janë shënuar në Pejë, pasuar me 3 raste të shënuara në Prishtinë dhe nga 1 rast në Gjakovë, Prizren dhe Mitrovicë.

Ndërkaq, për veprën penale “vjedhje e rëndë”, në lidhje me muajin e dytë, janë raportuar 29 raste.

Tutje, si vjedhje e rëndë, nga 8 raste janë shënuar në Prishtinë dhe në Mitrovicë, 3 raste në Pejë,  nga 2 raste në Podujevë, Istog, Deçan, kurse nga një rast në Leposaviç, Fushë Kosovë, Gllogoc, dhe Gjakovë.

Mirëpo, gjithnjë sipas të dhënave të PK-së, për të cilat “Betimi për Drejtësi” ka raportuar pas muajit të parë të izolimit, për veprën penale të vjedhjes, ishin raportuar 9 raste dhe atë 3 raste në Prishtinë, kurse nga një rast në Pejë, Vushtrri, Leposaviq, Istog, Prizren dhe Mitrovicë.

Gjithashtu, gjatë të njëjtës periudhë, për vjedhje të rëndë ishin raportuar 38 raste dhe atë 7 raste në Prishtinë, 6 raste në Mitrovicë, nga 5 raste në Prizren e Pejë, 3 raste në Istog, 2 raste në Zubin Potok, kurse nga një rast në Skenderaj,  Leposaviq, Shtime, Deçan, Podujevë, Graçanicë, Fushë Kosovë, Suharekë, Klinë dhe Gllogoc.

Sa i përket veprës penale “vjedhje pylli”, PK gjatë muajit të parë të pandemisë ka raportuar për dy raste të tilla dhe atë një në Kamenicë dhe një në Bjeshkën e Moknës, ndërsa për muajin e dytë është raportuar vetëm për një rast në Pejë.

Ndonëse në Pejë, muajin e parë ishte raportuar një rast për veprën penale “vjedhja e shërbimeve” dhe në Prishtinë është raportuar një rast për veprën penale “vjedhje grabitqare”, në muajin e dytë nuk është shënuar asnjë rast nga këto veprave penale, përveç një vjedhjeje në tentativë në qytetin e Prizrenit.

Të gjitha llojet e veprave penale të lartpërmendura hyjnë në kuadër të Kapitullit XXVI të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close