Kërkohet që Pakoja emergjente të vazhdojë edhe pas muajit maj

Sot do të fillojë faza e dytë e lehtësimeve. Në fazën e dytë parashihet të rihapen floktarët dhe sallonet e bukurisë, stomatologët dhe fizioterapeutët, tregtarët me pakicë dhe tregjet e gjelbërta, restorantet dhe kafenetë me sistemin e sportelit, transporti hekurudhor, transporti urban dhe ndërurban me leje të veçanta, qendrat e thirrjeve telefonike me lista të stafit esencial si dhe hapja e galerive dhe muzeve.

Qytetarët do të vazhdojnë të dalin dy herë në ditë, nga 2 orë, sipas shifrës së parafundit në numrin e kartës së identitetit.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë Arian Zeka, tha se është lajm i mirë që po fillon hapja e bizneseve në Kosovë.

Sipas tij me fillimin e fazës së dytë bizneset duhet tu përmbahen rregullave dhe duhet t’i marrin masat sipas rekomandimeve të institucioneve të Kosovës.

“Bizneset duhet të kenë parasysh se edhe vete qytetarët e Kosovës kanë pasur mungesë të financave. Ne kemi kërkuar që qeveria të jetë më gjeneroze. Sot bizneset ballafaqohen me likuiditet”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Zeka vlerësoi se Pakoja emergjente qeverisë së Kosovës duhet të vazhdojë edhe pas muajit maj. Sipas tij ekonomia e Kosovës është goditur prej 40  deri në 50%.

“Humbjet ditore janë prej 8 deri në 10 milionë euro për ekonominë e Kosovës”, theksoi ai.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close