Këshilltari i presidentit amerikan drejton gishtin nga ,Kina në lidhje me përhapjen e coronavirusit

Këshilltari ekonomik i Presidentit të Sh.B. Peter Peter Navarro akuzoi Kinën se me qëllim ka dërguar turistë në të gjithë botën për të përhapur koronavirusin.

Ai tha për televizionin ABC se Kina mund të kishte ndaluar përhapjen e epidemisë duke ndaluar virusin në Wuhan.

“Pacienti zero në Provincën Wuhan u shfaq në nëntor. Kinezët, duke u fshehur pas Organizatës Botërore të Shëndetit, fshehën virusin nga bota për dy muaj, dhe më pas dërguan me qindra mijëra kinezë me aeroplan në Milano, New York dhe në mbarë botën për ta mbjellë atë.” tha Navarro.

“Ata mund ta kishin mbajtur atë në Wuhan, dhe kjo është arsyeja pse unë mendoj se ata ia bënë atë me qëllim Amerikës,” tha Navarro.

Navarro akuzoi gjithashtu Kinën për nënshkrimin e një marrëveshje që ndalonte vjedhjen intelektuale në 15 janar, por tha se FBI kishte lëshuar një paralajmërim se qeveria kineze po përpiqej të vidhte pronën intelektuale në mënyrë që të arrijë e para deri te vaksina për coronavirusin .

“Ata do t’i përdorin ato vaksina për të përfituar, për atë unë fajësoj Kinën,” tha ai.
Ky prononcim i këshilltarit të preidentit amerikan nuk është akuza e parë,pasiqë edhe më parë Kina është akuzuar për fshehje të të dhënave mbi përhapjen e coronavirusit,sidoomos nga administrata amerikane./proinformacion.com

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close