Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri:Të mos shkohet mysafirë e as të mos pranohen mysafirë.

“31 familje i kemi në vetizolim, ndërsa një rast në Klinikën Infektive, i cili ka ardhur nga Suedia. Ndërkaq, mbrëmë jemi njoftuar që një qytetar i yni i kthyer nga SHBA-ja, ka rezultuar pozitiv”, ka thënë Haziri, njofton zyra për informim e Komunës së Gjilanit.

Ai ka kërkuar që qytetarët të shfrytëzojnë kohën e daljes, por kjo të bëhet me masa mbrojtëse.

“Mos jep e as mos merr shërbim pa dorëza e maska. Mos shko e as mos prano mysafirë edhe më tutje. Është e vërtetë se kjo situatë na ka lodhur, por nuk kemi alternativë tjetër”, ka porositur Haziri.

Ai ka njoftuar se po vazhdohet të mbështeten me pako ushqimore e higjienike, rastet me gjendje të rëndë ekonomike e sociale.

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close