Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, flet rreth situatës politike në vend.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës, ka folur edhe për zhvillimet politike në vend.

I pyetur nga gazetarët se si i sheh deklarimet e Avdullah Hotit, se ka përfunduar pothuajse në tërësi plani për qeverinë e re.

Ai ka nuk është përgjigjur mirëpo të gjitha këto deklarime i ka quajtur “ping-pong” politik.

“Këtu ndodhemi te një institucion shumë i rëndësishëm i Republikës së Kosovës dhe herët e tjera mund të bëj ndonjë koment për këtë ping-pungun politik, i cili mund të them se nuk na ndihmon as në aspektin e shtet-ndërtimit e zhvillimit por që besa as të menaxhimit të pandemisë me COVID-19. Kosova është shtet i pavarur, e ka kushtetutën, i ka ligjet e veta dhe unë punojë me gjithë dijen dhe kompetencat që i kam dhe nuk do të mund të na pengojnë insinuatat e tilla qofshin ato edhe ato presidenciale”, u shpreh Kurti, raporton lajmi.net.

Mirëpo sa i përket vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Kurti ka thënë se kjo gjykatë tashmë ka përvojat dhe praktikat e kaluara dhe se sipas tij, duhet të lënë e qetë Gjykata Kushtetuese që të bëj punën e saj.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close