Ultimate magazine theme for WordPress.

Policia e Kosovës ka ndaluar 25 persona.

Për shkak të mosrespektimit të masave të vendosura për të frenuar përhapjen e mëtejme të koronavirusit, Policia e Kosovës ka ndaluar 25 persona.

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 25 persona.

Arrestimi i tyre u bë si rezultat i moszbatimit të vendimeve të marra nga ana e institucioneve për parandalim të përhapjes së COVID-19.

Nga 25 të arrestuar, 15 prej tyre u arrestuan vetëm në Mitrovicë, 4 në Prizren, 3 në Prishtinë, 2 në Gjakovë dhe 1 në Pejë.

Rastet e plota sipas raportit të policisë:

Rr. Dëshmorët e Kombit, Prishtinë 17.05.2020 – 01:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.

Rr. Dëshmorët e Kombit, Prishtinë 17.05.2020 – 01:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.

Rr. Bill Klinton, Prishtinë 17.05.2020 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.

Fsh. Korishe, Prizren 17.05.2020 – 12:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.

Rr. Brigada 125, Prizren 17.05.2020-14:05. Tre të dyshuar meshkuj kosovar janë shoqëruar në stacion policor pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar masat e marrura nga Ministria e Shëndetësisë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit lirohen dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. Elez Geci dhe Maxhun Berisha, Deçan 16.05.2020 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rr. Xhelal Hajda, Rahovec 17.05.2020 – 08:35. Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.

Rr. Xhelal Hajda, Rahovec 17.05.2020 – 08:40. Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.

Mitrovicë 16.05.2020- 22:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë duke mbajtur të hapur lokalin e tij, në të cilin kishte katërmbëdhjetë persona të tjerë të cilëve nga inspektorët komunal u janë shqiptuar gjoba. I dyshuari gjatë arrestimit ka kanosur inspektorët. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close