Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në krizë

OBSH mblidhet në takimin vjetor, i cili për shkak të Coronës do të zhvillohet virtualisht dhe shkurt, megjithëse organizata ka shumë probleme për të zgjidhur. Kriza mund të shihet edhe si shanc për të bërë ndryshime.

Organizata Botërore e Shëndetësisë OTB, e ka zvogëluar në dy ditë kohëzgjatjen e takimit vjetor. Vitet e kaluara asaj i janë dashur gjashtë deri dhjetë ditë për të mbajtur takimin vjetor. Krahas vendimeve burokratike, në axhendën e takimit mbetet vend vetëm për një temë: Covid 19.

Nuk dihet aktualisht nëse përhapja e pandemisë, ka bërë që temat e tjera globale në sektorin e shëndetësisë të dalin nga fokusi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, OTB. Ka mundësi që kjo të ketë më shumë të bëjë me njoftimin e SHBA një muaj më parë, se nuk do të paguajë më kontributet financiare për OBT. Në buxhetin dyvjetor të organizatës SHBA pagoi për vitet 2018/19 gati 14 përqind të shumës së përgjithshme, si në kontributin që paguhet nga vendet anëtare ashtu edhe në kontributin vullnetar.

Në rrezik është sistemi i paralajmërimit të shpejtë

Suerie Moon, bashkë-koordinatore në qendrën Global Health Centre, në Institutin Graduate në Gjenevë, e bën të qartë se cilat do të jenë pasojat që mund të ketë shkurtimi i buxhetit: Një nga temat kryesore për SHBA është sëmundja e paralizimit të fëmijëve (Polio). SHBA e financon këtë fushë me kontribute vullnetare. Nëse këto nuk do të jepen më, atëherë kjo do të ketë efekt negative tek projektet, për shembull gjatë të cilave njerëzit shkojnë derë më derë për të vaksinuar fëmijët, thotë Moon: “Ky system i kontrollimit të Polios shfrytëzohet po ashtu, për të parë nëse ekzistojnë sëmundje të tjera infektive”. Edhe raste për COVID-19. Pranda Moon thotë se është „krejtësisht dritshkurtër“ të ndalosh kontributet në një situatë të tillë të jashtëzakonshme.

Megjithëse deri tani nuk është e qartë se çfarë do të thotë kontretisht deklarata e presidentit amerikan, Donald Trump, thotë Moon: Duan SHBA të mos paguajnë më kontributin vjetore fiks si vend anëtar, që llogaritet nëpërmjet aktivitetit ekonomik dhe numrit të popullsisë? Apo duan të mos paguajnë kontributet vullnetare, të cilat kanë qenë 75 për qind e pagesave të përgjithshme amerikane? Dhe kur do të fillojë ky mospagim?

Fakt është se deri më 30 prill 2020, as Kina as SHBA nuk kanë bërë pagesat vjetore, megjithëse ato duheshin bërë që më 1 janar. Kjo gjë ndodh shpesh, dhe është një nga problemet më të mëdha që ka organizata. Edhe Gjermania përshembull sapo ka bërë pagesën e gjysmës së shumës. Por ndryshe nga Kina, SHBA ka edhe pagesa të tjera të vjetra që nuk i ka bërë.

Po është duke u tërhequr SHBA sërish? Suerie Moon mendon se SHBA ka humbur shumë nga ndikimi që ka në parketin ndërkombërat dhe merret „më pak serozisht“. “Pse duhet të na dëgjojnë vendet e tjera  kur ne kemi sinjalizuar se nuk kemi interes në bashkëpunimin multilateral?”

Molla e sherrit

SHBA, ose më mirë Doland Trump personalisht, pretendojnë se OBSH është shumë miqësore me Kinën dhe shumë kritike ndaj SHBA, se Kina, ka shumë ndikim tek organizata dhe se OBSH reagoi me shumë vonesë në rastin e pandemisë. Kur dihet që presidenti amerikan ishte ai, që nuk e vlerësoi sa duhet rrezikun e pandemisë dhe të virusit Corona.

Moon mendon se kritikat ndaj qëndrimit të OBSH kundrejt Kinës lidhur me pandeminë nuk janë të drejta. Ekspertja për çështjet e shëndetit global, thekson se OBSH i duhet të reagonte me shumë kujdes, sepse kjo temë është për Kinën politike shumë delikate: „Detyra më e rëndësishme ka qenë që të sigurohet gatishmëria e qeverisë kineze për bashkëpunim, në mënyrë që ajo të japë sa më shumë informacione që të jetë e mundur.”

Kështu që nuk është rastësi që Kina nuk ka lejuar një ekip ekspertësh amerikanë që të hyjë në vend, por lejoi vetëm në mes të muajit shkurt një ekip të OBSH, të parin në përgjithësi.

Megjithatë ka zëra kritikë. Për Thomas des Garets Geddes, bashkëpunëtor shkencor i think tankut MERICS, nuk është e justifikueshme që drejtori i Përgjithshëm i OBSH, e ka vlerësuar reagimin e Kinës ndaj pandemisë si shumë pozitiv: “Një vlerësim i tillë pozitiv dhe pjesërisht jo i drejtë ka qenë i panevojshëm dhe i gabuar,“ thotë  Geddes në bisedë me Deutsche Wellen.

E varur nga disponimi i donatorëve

Suerie Moon mendon se këtu kemi të bëjmë me një problem thelbësor të OBSH: “Organizata nuk mund të guxojë t’i hipi nervat donatorëve. Ajo nuk është në gjendje të ushtrojë kritikë sa herë është e nevojshme.“

Pandemia është si një lloj alarmi për organizatën. “Ajo tregon çfarë rreziku paraqet një virus, çfarë rreziku përbën për sigurinë dhe ekonominë. Ajo shkundi botën dhe tregoi sa e rëndësishme është, që të kesh një organizatë që është e besueshme dhe stabile, që ndihmohet dhe që ka hapësirë të mjaftueshme politike, për të ushtruar kritikë kur është e nevojshme.”

Deri para disa muajsh Moon do të kishte thënë se marrëdhënia që OBSH kam e vendet në zhvillim është ndryshe nga ajo me vendet e pasura, sepse ato kanë më shumë nevojë dhe se OBSH mund të dërgojë ekspertë. Por edhe vlerësimi për OBSH ka qenë ndryshe: „Unë shpesh dëgjoj të thuhet se udhëzimet e OBSH janë si Bibël për vendet e zhvilluara.”

Në situatën aktuale doli se OBSH është e rëndësishme për vendet e pasura jo vetëm për shkak të udhëzimeve ndërkombëtare të detyrueshme në çështjet e shëndetësisë. „Çdo vend është i varur nga informacionet e OBSH. Këtu futen edhe vendet e pasura, këtu futet edhe SHBA“. Ajo shpreson që pas pak kohe të flitet seriozisht për reformimin e financimit dhe të drejtës ndërkombëtare, në mënyrë që OBSH të jetë në gjendje të ndihmojë botën më mirë që të mbrohet nga rreziqe të tilla si pandemia COVID-19.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close