Drejtori,Qalaj:Policët do të vazhdojnë të punojnë nga 12 orë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka raportuar sot para anëtarëve të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes lidhur me menaxhimin e situatës se sigurisë në Kosovë gjatë pandemisë COVID-19

Pas kësaj, Qalaj është deklaruar para mediave ku edhe është pyetur lidhur me shkarkimet e fundit që kanë ndodhur, ku tha se flet vetëm sa i përk*et kolegëve që janë pjesë e Policisë së Kosovës.

“Unë flas vetëm sa i përket kolegëve tanë që janë pjesë e PK-së dhe hetimet për këtë rast është ndarë në dy pjesë hetimi nga policia dhe inspektorati që trajton shkeljet që bëhen nga zyrtarët policorë dhe gjithashtu hetimi nga hetuesit e drejtorisë rajonale të policisë”, tha ai.

Tutje Drejtori i Policisë së Kosovës deklaroi se në komision është pyetur edhe për rastin e deputetit, Behgjet Pacolli.

“Po është diskutuar rasti i z.Pacolli dhe poashtu kam dhënë përgjigjen time sa i përket Policisë së Kosovës. Në fakt pyetja ka pas të bëjë me deklaratën e z.Pacollit dhe neve na takon që të intervistojmë deh të dimë se çfarë shqetësimi ka ai”, shtoi Qalaj.

Tutje i pari i Policisë së Kosovës tha se sa i përket heqjes së rrethojave tek objekti i Qeverisë së Kosovës, kjo është çështje që ka të bëjë më tepër me autoritetet udhëheqëse.

“Zakonisht institucionet e sigurisë bëjnë një analizë më ndryshe, në aspektin e sigurisë jemi më ndryshe, por gjithmonë veprimet ndërmerren në aspektin e gjerë të sigurisë. Nuk mund të them se qeveria ka qenë në kundërshtim, por ne kemi marrë një vendim në kuadër të kësaj”, tha ai.

Qalaj tha se në komision është diskutuar për Qendrën e Studentëve që është shndërruar në karantinë.

“Realisht kemi diskutuar për Qendrën e Studentëve dhe aspektin e rolit të policisë në këtë karantinë dhe rolin e policisë qoftë jashtë perimetrit të kësaj qendre apo në angazhimin e policisë brenda e që zakonisht është në bazë të kërkesë së mjekëve brenda. Çështja e fatkeqësisë që ka ndodhur është duke u trajtuar. Është çështje e vlerësimit të prokurorit dhe po trajtohet në vazhdimësi, por është e ndishme dhe duhet trajtuar mjaftë mirë”, deklaroi Qalaj.

I pyetur lidhur me 12 orëshin e policëve të Kosovës, Qalaj tha se puna po vazhdon njësoj por që po bëhet vlerësimi që fillimisht të kalohet në orari n8 orësh, e më pas të kthehen në vendet normale të punës , por që puna po vazhdon njësoj me 12 orë.

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close