Ilirët dhe mohimi i vetvetës!

Nga Fahri XHARRA/

Sa më shumë po kalon koha ; sa ma shumë po i afrohemi një errësimi të madh kombëtar aq më shumë po e shoh se pse i gjithë ky mohim i vetvetes . ”Mos groponi se nuk duhet, mos i preni thonjt natën se nuk duhet , mos i numëroni yjet natën se nuk duhet ”; kështu na thoshin. Dhe ne, ashtu pa menduar fare se pse ishin këto këshilla ,bënim atë që na thoshin dhe i përkuleshim mos dijës , e përqafonim errësirën dhe dritën nuk na e donte syri. Na janë mëshefur gjërat me shekuj ,e edhe vazhdojnë të na mëshihen. Prapë rreth rrethit dhe në rrethin pa dalje , dhe prape në friken nga shpejtësia e informimit ,mësimit dhe vetëdijesimit. Terr!

Historia na ka ”mësuar” se ilirët nuk kishin shkrim. Ja një paragraf në të cilin flitet për bibliotekë ilire. ”..Në Iliri u dërgua Gaius Asinius Pollio me detyrën që të nënshtroj Dalmatët. Me ushtrinë e tij u nis nga Italia e veriut përgjatë bregdetit drejt qytetit të Salonit ( Splitit ) qe ishte ne duart e Dalmatëve. Pasi që merr Salonin i vijnë edhe përforcimet nga legjionet e Antonit dhe ai menjëherë nxiton drejt Dalmatëve. Nuk ka shumë shënime gjatë luftës por dihet se, kur ai u kthye në Romë, festoi triumfin e tij mbi Delmatët dhe se djalit të tij, i cili kishte lindur gjatë fushatës së tij në Dalmaci, i vuri emrin Saloninus, në nder të pushtimit të qytetit të Salonit. Me ato që rrëmbeu prej Dalmatëve, ndërtoi bibliotekën e parë publike në Romë.” (biblioteka Atrium Libertatis)

Por kur i kishin librat ,pse mos ta kishin shkencën ? E kuptueshme se shkenca pa libra nuk behet . Po ku mbetën ato libra ? Dhe ku mbeti shkenca ilire e trashëguar nga pellazgët? Po Roma kur erdhe i këndej pari e gjeti këtë vend të shkretë apo kishte njerëz ?
Përkundër dëshirës së humbjes dhe zhbërjes së çdo gjëje ilire , fosilet e s kaluarës mbetën. Deshëm apo jo , ato flasin dhe neve na duhet t iu japim gjuhën.

Në vitin 2012 u zbulua një qendër historike në bregorën Greda , mbi qytetëzen Çitluk (BeH).Ky është një simbol i gdhendur që shihet nga larg ,Svastika e gdhendur në maje të sheshtë të një daljeje gëlqerore që ofron pamje fantastike në lindje dhe jug lindje. Më poshtë nga ky shkëmb i gdhendur është një rrafshim i qëllimshëm mirë i pastruar që përdorej për ceremonitë fetare parahistorike.
Shkëmbi me svastiken e gdhendur është i vendosur mu në mes të dy ndërtimeve para- ilire dhe në afërsi të tyre nuk ka mbetje tjera historike ; dhe arkeologët vijnë në përfundim se aty ishte një vend i lashtë i kultit të adhurimit të Diellit në rritje. Mu për shkak të pozitës dhe formës që e ka ky shkëmb prej nga më së miri shifet lindja dhe rritja e diellit

Sipas artefakteve të gjetura në ato dy ndërtimet para-ilire ,del që aty ishte një observator parahistorik – i kohës së Bronzit, dhe me studimet e më tutjeme do të vërtetohen dhe jepen më shumë njohuri për këtë vend gjetje arkeologjike në pjesën jugore të Bosnjës.

Kurse në majën perëndimore të Gadishullit Peljeshac (në Dalmacinë e Jugut) është rrafshnalta e quajtur Nakovana Në shpellën e gjetur aty u gjete edhe vend qëndrimi i astrologëve .
Sipas arkeologëve ne e dimë që Nakovano ishte e banuar që në 8000 vjeteshin e fundit. Shpella e famshme Spila dhe gjetjet arkeologjike vërtetojnë që njeriu i këtyre anëve ishte i kohës së Neolitit dhe se nuk ishte vetëm si bujku i parë në Europë por edhe njeriu i detit i lidhur me largësi të mëdha detare- ishujt e veriut të Sicilisë.

Gjatë mileniumit të katërt para Krishtit popujt që këtu jetonin e kishin ngritur një nivel të lartë të jetës dhe se poçaria ishte njohur nga historianët si Kultura Nakovane .Më vonë Nakovano ishte edhe qendër Ilirësh në Dalmacinë e jugut nga ku Mbretëresha Teuta e kontrollonte mbretërinë e saj.
Po jo vetëm në Çitluk dhe në Nakovano por edhe në Kokino kishte observator ,prej nga vërehej qielli dhe lëvizja e yjeve dhe e Diellit , ky vend edhe sot e kësaj dite banohet nga shqiptarët dhe është në bjeshkët e Kumanovës . Quhet Kokino Kush e thotë që Kokino ishte Ilire? por kjo është e vërtetë. Kemi pra të bëjmë me të parët tanë që kishin njohuri astrologjie , mjekësorë ,anije ndërtimtarie; i kishin qytetet e tyre ,i kishin mbretëritë e tyre , i farkonin monedhat dhe shpatat.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close