Kurti me studentët e Universitetit të Harvardit:”Kosova do ta humbasë BE-në pa NATO-në, nëse e humbasim atë, fituesi është Rusia”

Kryeministri i Kosovës në detyrë Albin Kurti tha në një bisedë me studentët e Universitetit të Harvardit se “Kosova do ta humbasë BE-në pa NATO-në, nëse e humbasim atë, fituesi është Rusia”,për të shtuar se populli i Kosovës e din rëndësinë e aleancës së NATO-s.

“Pa intervenimin e NATO-s,sot nuk do të ishim shtet i lirë”,ka thënë kurti në ligjeratën drejtuar studentëve të këtij Universiteti prestigjioz.

Kurti ka folur edhe për rolin e Shteteve të Bashkuara në zgjidhjen e problemeve me Serbinë dhe arritjen e një marrëveshje përfundimtare, ai tha se Ambasadori Richard Grenell nuk ua dëshiron të keqen për qytetarët e Kosovës, por kërkesën për të shpejtuar marrëveshjen e shikon si “një arritje historike për veten e tij”.

Ai tha se është për një dialog të përgatitur mirë midis Kosovës dhe Serbisë, me Shtetet e Bashkuara dhe BE si ndërmjetës.

“Si kryeministër, unë jam i vendosur të negocioj me Serbinë në mënyrë që të normalizojë marrëdhëniet tona bilaterale. Kur bëhet fjalë për dialog, parimet e dialogut janë të rëndësishme,” tha ai.

/Përgatitur nga proinformacion.com/

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close