Maqedoni V.:Partitë nuk arrijnë konsensus për datën e zgjedhjeve

Partitë politike në Maqedoninë e Veriut dështuan edhe në takimin e dytë për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Lidhja Social Demokrate në pushtet që drejtohet nga Zoran Zaev insiston në mbajtjen e zgjedhjeve me 21 apo 28 qershor. Sipas LSDM do të merren parasysh rekomandimet e ekspertëve shëndetsorë, por është e mendimit se zgjedhjet duhet të mbahen në afatin e parë të mundshëm për ta ruajtur shëndetin e qytetarëve dhe të mos i ekspozojnë qytetarët në një rrezik të ri shëndetësor në vjeshtë kur pritet valë e re e virusit. OBSH-ja pikërisht këtë e paralajmëron prandaj duhet të shkohet në zgjedhje kur kushtet më shumë e lejojnë këtë vlersojnë nga LSDM.

Socialdemokratët preferojnë 21 qershorin për zgjedhjet

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev thotë, se janë pa vend kundërshtimet e partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE për shtyrje të zgjedhjeve, sepse siç u shpreh ai në vjeshtë pritet valë e re e koronavirusit. Zaev përmend zgjedhjet në vendet fqinjë, duke përmendur kështu Serbinë dhe Kroacinë, ndërsa shtoi se për dallim nga këto dy shtete, Maqedonia e Veriut ka një arsye plus që të zhvillojëj zgjedhje sa më shpejtë që është e mundur sepse nuk ka parlament funksional.

“Kemi argumente plus, ndryshe vendeve tjera që shkojnë në zgjedhje, ne nuk kemi parlament funksional. Në rast se nuk arrijmë të merremi vesh, nuk është çështja se çfarë kërkojnë partitë politike, çka kërkon opozita, por atëherë do të veprojmë në bazë të kushtetutës dhe ligjeve. Nuk do të lejojmë që të shkelet Kushtetuta dhe Ligjet. Kemi, mundësi edhe disa ditë që të diskutojmë, në të kundërtën hyjnë në fuqi procedurat ligjore dhe kushtetuese”, deklaroi Zoran Zaev.

Për opozitën vjeshta opsion më i mirë për zgjedhje

VMRO-DPMNE-ja opozitare mbetet në qëndrimin se zgjedhjet duhet të mbahen pas normalizimit të gjendjes me koronavirusin, ndërsa ka shprehur shqetësimin me rritjen e numrit të të infektuarve me COVID-19. Kjo parti po kërkon që zgjedhjet të mbahen nga fundi i gushtit apo fillimi i shtatorit.

“Me rëndësi për ne është shëndeti i qytetarëve, të cilët në këtë situatë të pandemisë kanë nevojë mbrojtjen e shëndetit të tyre. VMRO-DPMNE-ja propozon tri data, 23 ose 30 gusht, apo 13 shtator. Në këto data besojmë se pandemia do ta ulë intensitetin”, u shpreh kryetrai i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski.

BDI: Vetëm me konsensus shkohet në zgjedhje të parakoshshme

Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron se shëndeti është mbi të gjitha, por shprehet i gatshëm për pjesëmarrje në zgjedhje në cilëndo datë që do të merren vesh partitë politike.

“Të arrihet konsensus për një datë të mundshme me sa më pak rrezik për qytetarët”.Prandaj nuk kalkulojmë me data, por kalkulojmë me çështje të tjera, ajo është si do të reflektojë gjendja shëndetësore, a do të ketë kapacitete logjistike dhe si do të arrihet një harmoni politike”, deklaroi Ali Ahmeti kryetar i BDI-së.

Opozita shqiptare propozon mesin e verës për mbajten e zgjedhjeve

Partitë opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa insiston që zgjedhjet të mbahen pasi të ketë vlerësime pozitive mbi pandeminë, por gjithashtu kërkon mbajtjen e tyre pasi të jenë hapur kufijtë, për të mundësuar votimin edhe të diasporës.

“Në këtë periudhë ne besojmë se do t’i japim kohë trendencës së fitores ndaj koronavirusit, do të kemi më pak të infektuar dhe më shumë siguri për qytetarët”, thekson Zijadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut për të cilat ende nuk është caktuar data, do të mbahen në bazë të një protokolli të hartuar nga Komisioni i Sëmundjeve Infektive që parashikon kritere të rrepta, si për fushatën zgjedhore, ashtu edhe për ditën e zgjedhjeve.

Zgjedhjet në Maqedonisë e Veriut ishin parashikuar të zhvillohen më 12 prill, por u anuluan për shkak të përhapjes së koronavirusit. Në fuqi ende është gjendja e jashtëzakonshme, ndërsa vendi drejtohet nga një qeveri teknike./dw/

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close