Nekrolog përkujtimor-Zija Shemsiu është pararendës i UÇK-së

Dr. sc Bedri Muhadri

Instituti i Historisë-Prishtinë


Nekrolog përkujtimor me rastin e 35 vjetorin e rënies së Heroit kombëtar Zija Shaban Shemsiu.

Personaliteti historik i Zija Shemsiut shfaq eksponentin me emblematik të Demonstratave të vitit 1981. Zija Shemsiu lindi më 1 korrik 1950 në fshatin Prelepnicë të Komunës së Gjilanit. Pasi mbaroi shkollimin për mësues (Normalen) në Gjilan, mori rrugën për kurbet për ti ndihmuar sadopak familjes. Zija Shemsiu ishte i ngritur lartë për çështje kombëtare që në moshë të re. Veprimtari politike e Zija Shemsiut me përmbajtje atdhetare zënë fill që nga demonstratat e vitit 1968. Shpërthimi i demonstratave në Kosovë me 1968 Zijau ishte ne mesin e demonstruesve. Në vitet e shtatëdhjeta, Zija Shemsiu kishte mërguar në Zvicër ku veprimtari patriotike e kishte bashkuar me ideologun e mërgatës shqiptare, Kadri Zeka.

Shpërthimi i demonstratave në mars-prill 1981, në Kosovë, e gjen Zija Shemsiun të përgatitur ideologjikisht për t’u përgjigjur para kërkesave të popullit. Nga kujtimet e një bashkëpunëtori të Zija Shemsiut Zahir Kamberi rrëfen kështu për Zijaun. “Ai gjendej aty ku rreziku ishte më i madhi” Pas demonstratave të përgjakshme të vitit 1981, kur në Kosovë mbretëronte një situatë e nderë, në Cyrihi, Ambasada Jugosllave për të festuar festën Nëntorit të vitit 1981 kishte organizuar koncert me paraqitje të grupeve serbo-shqiptar nga Kosova, në ish klubet deri më atëherë të përbashkëta me këngë “të kombësive dhe kombeve…”. Në atë koncerte ishte dhe Kadri Zeka, i cili the se ky koncert nuk duhej lejuar. Pasi filloi koncerti me një këngë shqipe, dhe kur pastaj vazhdoi me këngë serbe, Zijau brofi dhe brohoriti: “Këtu s’ka vllaznim-bashkim pa u ba Kosova Republikë”. Pastaj me të u bashkuan të gjithë të pranishmit ndërsa Ai me shpejtësi vrapoi aty ku ishte ngritur flamuri jugosllav, e shqeu atë dhe nën ritmin e instrumenteve e detyroi edhe orkestrën të brohoras “Kosova Republikë” .

Zija Shemsiu në periudhën kohore 1981-1983 në shumë vende të Evropës si në Bernë, Gjenevë, ka organizuar tubime masive të shqiptarëve për të realizuar të drejtat kombëtare të shqiptarëve në ish Jugosllavi. Zija Shemsiu shumë shpejt u dallua si një personalitet me virtyte të larta kombëtare. Andaj, edhe shumë shpejt i erdh radha të betohet dhe të bëhet pjesëtarë i Lëvizjes për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi”, “LRSSHJ”. Betimi është bërë në gusht të vitit 1982, para udhëheqësit të organizatës Hasan Malaj në Zvicër. Zijau bëhet anëtar i Komitetit drejtues të organizatës së LRSSHJ ku në përbërje ishte edhe Xhafer Shatri, Samie Isufi, Kadri Abdullahu.
Organizata LRSSHJ u formua me 14 gusht 1982. Kjo organizatë u formua nga organizatorët e mëparshëm të organizatave të ndryshme ilegale që vepronin jashtë vendit (në Perëndim). Ky bashkim u arrit pas një pune dhe aktiviteti të dendur te ilegales. Kjo organizatë ka udhëheqjen qendrore, pjesë të së cilës gjenden në vend dhe në Perëndim. Në fill LRSSHJ emrin e kishte Fronti i Kuqë, më pastaj u shndërrua në “Frontin e Kuq Popullor” dhe tani në organizatë LRSSHJ. Organizata e kishte edhe organin e vet “Zëri i Kosovës” .

Organizata vepronte sipas sistemit të treshes që në të thellësisht diktojnë ligjet e konspiracionit të thellë. Asgjë nuk guxohet të veprohet pa dijeninë e organizatës, për çdo gjë duhet informuar dhe sugjeruar organizatën. Duhet të jep emra individësh të rinj për organizatë etj . Pjesëtarët pasi veprojnë në konspiracion duhet të kishin edhe nofka. Zija Shmesiu e kishte nofkën Sefe, Hasan Malaj “Skenderi”, Nuhi Berisha “Hajro”etj .

Qëllimet e veta veprimtarët e Organizatës “LRSSHJ”, donin ti realizonin përmes kryengritjes së armatosur, sipas doktrinës: Luftë e përgjithshme popullore, deri në fitore. Kontaktet me popullin ishin të patjetërsueshme. Lypsej një organizim si brenda, ashtu edhe jashtë Kosovës. Skenat e luftës patjetër duhej plotësuar pa marrë parasysh sakrificën e mundshme. Nuhi Berisha e Rexhep Mala e bënë inaugurimin e rezistencës së armatosur në Prishtinë të cilët bijën heroikisht në një përpjekje me forcat e regjimit serb në janar të vitit 1984. Nuk dorëzohemi, nuk dorëzohemi, ishte përgjigjja në luftë me hordhitë e banditizmit jugosllav dhe kuislingëve të vet.
Zija Shemsiu ishte ai i pari ndër të parit që pati guximin për të marruar për sipër furnizimin e popullit me armë dhe material të nevojshëm luftarak gjatë tërë procesit sa do të zgjaste lufta e armatosur kundër Jugosllavisë që parashihej të fillonte mbas demonstratave provuese të muajit prill të vitit 1981.

Në vitin 1982, atëherë kur u pa e nevojshme që të koordinohen punët edhe më mirë me Kosovë, kur u pa e domosdoshme që të dërgohet edhe material propagandues për padrejtësitë që i bëheshin në Kosovë ndaj shqiptarëve, përsëri Zijau ishte ai i cili ngitej i pari duke thënë: “këtë punë ma leni mua, se askush s’mundet ta kryej më mirë se unë!” Në këtë kohë Zijau brenda një vit e gjysmë shkon disa hera në Kosovë, duke bartur me vete libra, revista si dhe armatim. Sidomos për dërgimin e armatimit ishte shumë i lumtur dhe që atëherë thoshte: se vetëm pushka e sjell lirinë. Ishte shumë i vetëdijshëm për rrezikun që kishte përpara, mirëpo dashuria për atdheun dhe vullneti i fortë e bënin të mos ndalej.

Zija Shemsiu gjeti mbështetje të fortë së pari tek familja e tij e cila e tëra u angazhua në aktivitet patriotike. Familja e Shemsiut e tërë ishte angazhuar në aktivitetet të shpërndarjes së materialit, duke përdorur edhe makinat e tyre, si traktor e qerre për të shpërndarë materialin e LRSSHJ. Shumë i dalluar në këto aktivitete ishte vëllai i Zija Shemsit Shaban Shemsiu që punonte profesor në shkollën e mesme në Gjilan dhe pasi kishte njohuri të dalluara në armët luftarake, e sugjeronte Zijaun dhe të tjerët për cilësit dhe karakteristikat e armeve më të mira, të mundshme që mund të barten dhe që do të duhej të hynin në Kosovë. Shaban Shemsiu, po ashtu bënte punë të mëdha logjistike, në ruajtjen e armëve dhe shpërndarjen e tyre. Nga shtëpi e Hasan Shemsiut babai i Zija, Feta dhe Shaban Shemsiut, pandërprerë shpërndahej armë, municion dhe material propagandistik anekënd Kosovës së bashku me ta Nuhi Berisha.

Zija Shemsiu merr pjesë në të gjitha demonstrata të organizuara në periudhën 1981-82, në Gjermani, Bruksel, Bernë, së bashku me ideatorët e tjerë si Hajdar Sdria, Adem Sadria, Hasan Mala, Isa Uruçi, Hasan Azemi, Hysen Fetahu, Sami Kurteshi, Saime Isufi, Qamil Isufi dhe ideatori kryesor Kadri Zeka. Me rastin e kremtimit të “Komemoracion nderit për vrasjen e Jusf dhe Bardhosh Gërvallës, Kadri Zekës”, në Zvicër, nga LRSSHJ Zija Shemsiu kishte bërë aktivitet të dendur në mërgatën shqiptare, në kujtim të lavdisë sa më dinjitoze të këtyre ideologëve të pavarësisë së Kosovës. Zija kishte ngjitur pllakate në muret e qytetit, në të cilat shkruante “UDB-ja i kishte likuiduar” , mbase thellësisht i bindur më masat që mund të ndërmerrte UDB-ja Jugosllave, për ti paraqitur se gjoja janë vrarë për qëllime hakmarrje individuale dhe ideologjike. (vërejta jonë B. M).

Zija Shemsiu kishte bashkëpunëtorë të shumtë që nën idealin e tij edhe iu bashkëngjitën Zija Shemsiut në veprimtari kombëtare. Kështu mërgimtarët si Nuhi Muhadri, Rasim Kryesiu, që vepronin në kudër të LRSSHJ, në mënyrë aktive morën pjesë në demonstrata që u organizuan në Perëndim. Përveç që merrnin pjesë aktive në to, ata edhe në mënyra të tjera i ndihmonin ato, në aspektin e përgatitjes, të organizimit dhe të mbajtjes së tyre në Gjenevë, në Bernë, në Cyrih, në Munih, në Bazel, në Frankfurt e në vende të tjera. Në demonstratat që u mbajtën me 11. 04. 1981, ku morën pjesë mbi 300 veta. në qytetin e Cyrihit në Zvicër, Nuhi Muhadri udhëhoqi kolonën e demonstruesve dhe incizoi atë me videokamerë. Gazetarit serb, që sigurisht punonte në ambasadën Jugosllave iu morë aparati fotografike me dhunë nga Nuhi Muhadri.

Zija Shemsiu, së bashku me Sali Bashën, kanë kaluar ardhur ilegalisht në Kosovë dhe kanë sjell armatim të konsiderueshëm. Më 9 tetor të vitit 1983, Zija Shemsiu dhe bashkëpunëtori i tij Sami Kurteshin nga Gjilani duke ardhur për Kosovë për të kryer detyrën e shenjtë kombëtare, u arrestuan në afërsi të Beogradit. Te këta dy veprimtarë u gjet armatim kryesisht i destinuar për kryerjen e aksioneve diversante, të cilat janë veprimet e para luftarake parapërgatitore për kryengritje të përgjithshme në vendet e pushtuara shqiptare në ish Jugosllavinë. Policia serbe sekuestroi shumë materiale në dy koferat e tyre, dhe në bartje të tjera prej çantash plasmasti. Kështu u gjetën katër pako përplot eksploziv plastik të peshave 250 Gramsh, me forcë bukur të madhe shkatërruese. Pastaj detonator me fitila me djegie të ngadalësuar, të cilat ia mundësojnë kohën e mjaftuar për ta siguruar vetëmbrojtjen apo largimin me kohë ne cak të duhur. U gjet edhe automatik i kalibrit 9 mm,i prodhimit italian, pistoleta “Mitrag”, pistoleta “Valter”, e kalibrit 9 mm, të prodhimit gjerman dhe shume plumba fishek., dy maska për fytyrë. Po ashtu u gjet edhe Revista “Zeri i Kosovë, me 1.70 ekzemplar, botim i vitit 1983, nr. 6. Në xhepat e zija Shemsiut u zunë disa plumba.
Gjithashtu në të njëjtën kohë policia serbe kishte gjetur armatim në shtëpinë e familjes Shemsiu, i cili ishte kryesisht ishte armatim i të njëjtit lloj. Arrestimi edhe i tetë anëtarëve të tjerë të këtij rrjeti (pesë nga familja Shemsiu) dhe dënimi i tyre me burg të rëndë, e gjymtoi në masë të madhe lëvizjen ilegale të asaj kohe.

Ziaj Shemsiu, kur u arrestua e dërguan në një zyrë. Në atë zyrë e priste konsulli Jugosllav, në Bërn Marko. Konsuli i drejtohet Zijaut, “I ke dy rrugë, ose të bësh çka të themi ne ose nesër në mëngjes kemi për të sjellë këtu në burg bashkë me ty krejt familjen dhe do t’i dënojmë njësoi si ty që po e mbushë Kosovën me material propagandistik dhe armë” . Edhe pse Zijau ishte i vetëdijshëm për situatën që gjendej, iu përgjigj me vendosmëri: “Unë do të bëjë vetëm atë që më urdhëron ndërgjegjja ime” . Torturat e bërë ndaj Zijaut ishin më se të tmerrshme. Pas dy ditësh ia sollën babin e tij Hasan Shemsiun. Po ashtu të torturuar. Tentuan që përmes Babait të ndikonin tek Zijau. Por, Hasan Shemsiu i tha Zijaut: “Biro nuk është më rëndësi kur del, por si po del prej këtu”.

Organet e hetuesisë në Beograd me precizitet identifikuan Organizatën “LRSSHJ” dhe protagonistin kryesor të saj, “terroristin Zija Shemsiu” siç e cilësonin organet e hetuesisë. Organet e zbulimit në Beograd, Kadri Zekën dhe Zija Shemsiun i konsideruan si organizatorët kryesor të demonstratave në Perëndim. Organet e zbulimit nga Beogradi, Zija Shemsiun e shpallën instrumentin kryesor të Organizatës “LRSSHJ” qëllimi i së cilës ishte: “Shkatërrimin e e RSF të Jugosllavisë

Gjygji i qarkut në Beograd, me 24 maj 1984, para turpit gjykues, u mbajt proces gjyqësor kundër të akuzuarve: Zija Shemsiu e Sami Kurteshi, për shkak të veprave penale nga neni 114 dhe 136, alineja 1 të LP-së të RSFJ-së, Fetah Shemsiu, Hasan Shemsiu, Shaban Shemsiu dhe Taip Zeka, për shkak të veprave penale nga neni 114 dhe 136 alineja 2 të LP-së të RSFJ-së. Pas përfundimit të aktgjykimit ka shpallur këtë aktvendim. Aktakuzë për vepër penale Bashkim dhe Veprimtari kundërevulocionare rrezikim të Rendit shoqëror dënoi: Zija Shemsiun me 13 vjet vuajtje dënim burgu, Sami Kurteshin me 9 vjet, Fetah Shemsiun me 5.6 vjet, Taip Zekën me 5.6 vjet, Hasan Shemsiu me 4 vjet, Shaban Shemsiu me 4 vjet.

Në proces Zija Shemsiu tregoj sakrificë të një veprimtari të devotshme të çështjes kobtare. U përpoq që tërë barrën e përgjegjësisë që do t’i viheshin nga Gjykata Serbe, ta merrte mbi vete. Ai deklaroj, se Sami Kurteshi nuk ishte ne dijeni për atë së unë po bartja armë. Atë e kam takuar rastësisht në udhëtim etj. Pra trupi gjykues Zija Shemsiu, së bashku me Sami Kurteshin kanë thënë se ata nuk pendohen për veprat e kryera, porse do të luftojnë edhe më tej për realizimin e qëllimeve të organizatës së cilës i takojnë.

Zija Shemsiu, nuk ndaloi në asnjë qastë veprimtarin kombëtar. Kështu si edhe shumë të burgosur të tjerë shqiptarë për kauzë kombëtare, vepronin edhe ne rrethana të vuajtjes së dënimit në burg. Zija Shemsiu me Hydajet Hysenin, Ali Lajçin dhe tre shokë të tjerë për çështjen kombëtare po punonin edhe pas grilave të burgut të Beogradit të CZ-së. Ata e shkruan librin me titullin “Ngjarjet në Kosovë nuk janë kundër-revolucionare”. Librin në fjalë të firmosur nga pesë autorë, Zijau e nxori jashtë burgut përmes një skulptori të burgosur serb, Mile Gjorgjeviq. Por kjo vepër e patriotëve u zbulua nga organet e UDB-së dhe menjëherë u morë edhe si pretekst për të vepruar mizorisht kundër Zija Shemsiut. Si hapë të parë të masave Zijaun e ndanë nga shokët e dhomës (shqiptarë). Me datën 2 maj 1985, ora 8 e mëngjesit, organet e thërrasin në “raport”. Torturat më mizore ndaj Zija Shemsiut, nuk u ndalën. Më 3 maj pushoi së rrahuri zemra e Zija Shemsiut. Kemi dëshmi së është bërë atak morbid në trupin e Zija Shemsiut. Më 3 maj 1985, organet e SPB-së të Serbisë, njoftuan mbi vdekjen e Zija Shemsiut në CZ e Beogradit me diagnozë – atak në zemër.
Më 5 maj të vitit 1985, familjes Shemsiu në Prelepnicë të Gjilanit i erdhi kumti i zi nga Burgu i Beogradit. Një ditë më parë ishte vrarë Zijau, djali 35 vjeçarë i kësaj familje. Familja e Zija Shemsiut, babai Hasan Shemsiu ndodhej në burg bashkë me djemtë Fetahun, Shabani në burgun KPD-om “Zabel” të Pozharevacit.

Një ditë më vonë vjen edhe trupi i pajetë i Zijaut. Vitit 1985, sikurse të gjithë vitet pas 81-ës, karakterizohej nga një terro i egër shtetëror serb mbi shqiptarët ndërkohë që një atmosferë frike dhe tensioni, e përhapur nga regjimi, kishte kapluar tërë Kosovën. Prandaj edhe varrimi i Zijaut në fshatin e tij të lindjes bëhet natën, pothuajse në ilegalitet. Kështu pas një jetë të mbushur përplot aksion, vrull e luftë, në Atdhe e në mërgim, Zijau që nuk kishte mundur të gëzonte jetën në tokën e tij, arrin të prehet përjetësisht në truallin e vendlindjes së vet, i rënë në altarin e atdheut, për bërjen e të cilit që në rininë e hershme nuk i kishte reshtur përpjekjet.

Pushteti pushtues dhe jo kombëtar u përpoqën të mos lejon askënd që të marrë pjesë në varrimin e Zija Shemsiut. Pushtuesit – udhëheqësit e asj kohe u përpoqën të mbanin mbledhje në Prishtinë, Gjilan e Përlepnicë duke frikësuar popullin që t’i shmangej pjesëmarrjes në varrimin e Zijahut. Por, ashtu siç di populli ynë të çmojë veprën e lartë të bijve të tij më të mirë, ashtu diti ta përcjell edhe Zijahun atë ditë. Me pjesëmarrje masive, me kurorë lulesh të freskëta. Gazeta qendrore e qytetit të Lozanës në Zvicër “le Matin” me titull U vra nga policia Jugosllave” duke përshkruar personalitetin e ngritur patriotik të Zijaut, gazeta me rastin e varrimit të Zija Shemsiut shkruan “ Me dhjetëra mijëra kanë marrë pjesë në varrimin e Zija Shemsiut në Prelepnicë dhe të gjithë janë betuar mbi varrin e tij”. Personaliteti historik kombëtar i Zija Shemsiut është nderuar dhe është bërë frymëzim i ardhmërisë së Kosovës. Njësi ushtarake të UCK kanë bartur emrin e tij, dhe me idealet e tij kanë rënë ushtarë të Luftës së UCK e cila solli formimin e Republikës së Kosovës.

Me rastin e njëzetvjetorit për kujtim nderimi që u mbajt për Zija Shemsiun në sallën e teatrit kombëtar në Prishtinë, nga referati i gjen. Agim Qekut, thuhet:”… figura e Zija Shemsiut është shumë komplekse dhe, ai i takon radhëve të para të ushtarakëve të stërvitur për luftë për çlirimin e Kosovës…”.
Vepra e Zija Shemsiut, krahas veprës së shumë bashkëveprimtarëve të tij, objektivisht paraqet fillimet e rrugës së shtruar për luftën që një dekadë pas vrasjes së tij do ta ndezin trimat e UÇK-së.

/proinformacion.com/

 

 

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close