Preparati amerikane kundër koronavirusit mori lejen e Bashkimit Europian për përdorim

Përveç vaksinës që merr kohë më gjatë për t’u prodhuar dhe për t’u lëshuar në përdorim po kërkohet edhe për një bar i cili në kohë më afat shkurtër do të ishte i disponueshëm për kurimin e të infektuarëve më coronaviorus.

Drejtori i Agjencisë së Bashkimit Evropian për barna, Guido Rasi, njoftoi lëshimin e licencës për përdorimin e remdesivirit për trajtimin e koronavirusit.

Është një preparat i kompanisë farmaceutike amerikane Gilead, e cila, sipas hulumtimeve paraprake, zvogëlon kohën e hospitalizimit në rast të infeksionit me koronavirus për 31 përqind në krahasim me placebon.

“Është e mundur që një licencë e kushtëzuar për barin të lëshohet në ditët e ardhshme,” i tha Rasi para Parlamentit Evropian.

Edhe para autorizimit zyrtar për përdorim, Agjensia Evropiane e Barnave rekomandoi remdesivir për trajtimin e rasteve më të rënda të infeksionit me covid 19./proinformacion.com/

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close