Shitja e kerreve në BE pëson rënie rekorde

Shitja e kerreve të reja në Bashkimin Evropian ka rënë për 76.3 për qind në muajin prill, për shkak të kufizimeve të vendosura për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automjeteve tha të martën se rreth 270,000 kerreve të reja janë regjistruar muajin e kaluar, krahasuar me 1.14 milion në prill të vitit 2019.

“Muaji i parë i plotë me kufizime për shkak të pandemisë së koronavirusit, ka rezultuar me rënien më të madhe mujore të kërkesave, prejse kanë nisur regjistrimet”, tha Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automjeteve.

Në mars, shitjet kanë rënë për 55.1 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sektori i kerreve ka qenë një nga më të prekurit nga pandemia e koronavirusit, pasi izolimi ka zvogëluar kërkesën e konsumatorit dhe ka detyruar mbylljen e dyqaneve dhe fabrikave të automjeteve në të gjithë Evropën.

Në Itali dhe Spanjë – dy vendet që kanë ndërmarrë disa nga masat më të rrepta për kontrollimin e koronavirusit – shitjet kanë rënë pothuajse në zero.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close