Basha:Teatri Kombëtar do të rindërtohet ashtu siç ka qenë, aty ku ka qenë

ATSH – “Zëra nga e gjithë Europa janë bashkuar për të dënuar në mënyrë të plotë dhe pa asnjë mëdyshje, pa asnjë ekuivok, krimin që ndodhi të dielën në mëngjes”, tha sot kryetari i PD-së Basha, i ftuar në një emision televiziv.

Basha shtoi se “krimi përbëhet me dy pjesë: përbëhet nga pjesa materiale e krimit, që është shkatërrimi i një ndërtese me vlera historike, kulturore të çmuara për Shqipërinë, por tani e dinë edhe për Europën, sepse ishte Europa Nostra ajo që e renditi ndër 7 monumentet që duhen mbrojtur në Europë dhe që madje filloi të siguronte dhe financimin për restaurimin e tij, kjo është pjesa materiale e krimit”.

“Është një pjesë tjetër që ka galvanizuar këtë lloj reagimi të cilin për fat të keq dhe këtu është pjesa e dytë ku bie dakord me Vincentin. Nuk e pamë kur u prishën shtëpitë e banorëve të unazës së re, të Shkozës apo në fund të bulevardit të ri. Nuk e pamë kur u dhunuan dhe u përgjakën aktivistë, gazetarë, kur u mbyllën media kritike apo televizione kritike me qeverinë”, tha ai.

“Nuk e pamë kur u rrënuan standardet zgjedhore, u kapën me presh në duar duke manipuluar votat e shqiptarëve, zgjedhjet e shqiptarëve në bashkëpunim me krimin e organizuar. Nuk e pamë kur Shqipëria u kthye në hambar droge për të financuar kapjen e pushtetit, për të financuar kapjen e ekonomisë. Në këtë kuptim, kjo është pika e kthesës, kjo është vija e kuqe dhe shkon shumë përtej simbolikës së ndërtesës, e cila dua ta theksoj edhe një herë, do të rindërtohet ashtu siç ka qenë, aty ku ka qenë. Dhe ata që morën pjesë në këtë krim në pjesën materiale të këtij krimi, nga i pari, tek i fundit do të përballen me drejtësinë. Ky është një zotim që unë e kam firmosur me shkrim me Aleancën për Teatrin në korrikun e vitit të kaluar dhe të cilit i qëndroj plotësisht me nderin tim, në emër të Partisë Demokratike dhe të opozitës së bashkuar, dhe që është diçka që do ta bëjmë realitet”, tha ai.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close