Kosova pranon pjesën e dytë të ndihmës emergjente nga Bashkimi Europian

Kosova ka pranuar nga Bashkimi Evropian, pjesën e dytë të ndihmës emergjente prej 5 milionë eurosh për luftimin e pandemisë.

Pjesa e parë e kësaj ndihme ishte dorëzuar më 30 prill.

Pakoja e dorëzuar të mërkurën përmban 60 mijë maska për frymëmarrje, 19 mijë mburoja për fytyrën, 60 mijë shtroje njëpërdorimshe, 171 mijë palë doreza kirurgjikale, dhe 15 mijë litra dezinfektues duarsh.

Dorëzimin e saj e bëri zëvendës-shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Riccardo Serri.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës thuhet se në javët e ardhshme, BE-ja do të dorëzojë artikuj të tjerë, si ventilatorë, autoambulanca, shtretër spitalorë dhe shumë pajisje tjera mjekësore.

BE-ja miraton 100 milionë euro ndihmë për Kosovën

Të mërkurën, Këshilli i Bashkimit Evropian, miratoi vendimin për të siguruar deri në 3 miliardë euro ndihmë makro-financiare për dhjetë vendet partnere në kuadër të procesit të zgjerimit dhe disa vendeve tjera, për t’i ndihmuar ato të përballen me pasojat ekonomike të pandemisë së COVID-19.

Në kuadër të kësaj ndihme për Kosovën janë paraparë të ndahet 100 milionë euro.

Nga vendet e rajonit që do të përfitojnë janë: Shqipëria (180 milionë), Bosnje dhe Hercegovina (250 milionë), Mali i Zi (60 milionë), Maqedonia e Veriut (160 milionë).

Vendet tjera përfituese janë, Gjeorgjia, Jordania, Tunizia, Moldavia dhe Ukraina.

Ndihma financiare do të ofrohet në formën e kredive me mbështetjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

“Fondet do të ndihmojnë në forcimin e stabilitetit makroekonomik dhe për të zbutur pasojat negative socio-ekonomike të pandemisë koronavirus”, thuhet në njoftimin e Këshillit të Bashkimit Evropian.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close