Një valë e re e coronavirusit në Kinë shenjë se virusi po ndryshon

Mediat kineze njoftojnë për raste të reja me Covid 19 në këtë vend ,por që po shfaqet më ndryshe nga vala e parë.
Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Kinës Xinhua, 25 persona me covid 19 aktualisht janë duke u trajtuar në një spital në verilindje Jilin .

Ekspertët në Kinë thonë se pacientët me Covid 19, i cili tani është shfaqur në verilindje të vendit, kanë “simptoma të ndryshme” dhe një periudhë më të gjatë inkubacioni.

Simptomat dhe periudha më e gjatë e inkubacionit janë të ndryshme në krahasim me pacientët nga qyteti qendror i Wuhani që nga fillimi i shpërthimit të epidemisë.

Ata deklarojnë se rastet e reja në provincën e Jilin kishin simptoma që nuk janë tipike për coronavirusin, raporton BBC.

Pacientët nuk kanë ethe, por ndjehen të lodhur ose kanë dhimbje të fytit, ndërsa disa madje nuk kanë asnjë simptomë.
Ekspertët besojnë se kjo tregon se coronavirusi mund të ndryshojë.

/përgatitur nga proinformacion.com

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close