Partia e Macronit humbet shumicën në parlament

Në parlamentin francez, partia e presidentit Macron “La Republique En Marche” ka humbur shumicën absolute. Shkak është krijimi i një grupi parlamentar të ri.

Arsyeja është formimi i një grupi parlamentar të ri, të cilit iu bashkuan shtatë anëtarë të partisë në pushtet. Grupi parlamentar “Ekologjia, Demokracia, Solidariteti” tani ka 17 parlamentarë. “La Republique En Marche” ka vetëm 288 vota. Një shumicë në Asamblenë Kombëtare kërkon 289 vende. Kur Macron mori detyrën në vitin 2017, partia e tij kishte ende 314 vende.

Ministri i Ekonomisë i Francës, Bruno Le Maire i tha Franceinfo: “Më vjen keq për këto ndarje”. Por nga ana e partisë së Macronit, u tha se ndarja nuk ishte një “katastrofë natyrore”. Arsyeja është se Macroni mund të vazhdojë të mbështetet tek partitë aleate MoDem dhe Agir.

Mbi të gjitha, kritikët e akuzojnë presidentin për një politikë që është shumë e afërt me biznesin dhe që nuk i kushton vëmendje të mjaftueshme problemeve sociale dhe ekologjike.

aud (dpa, dlf)/dw

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close