Të martën mbrëma në Komunën e Prizrenit dhe Suharekës ka rënë breshën i madh

Në Komunën e Prizrenit dhe Suharekës, të martën mbrëma përveç shiut të rrëmbyeshëm, ka rënë edhe breshër me madhësi prej 4 centimetër, ndërsa ka bërë edhe shumë dëme.

Reshjet kanë shkaktuar dëme edhe në kulturat bujqësore, për të cilat ka njoftuar edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Balu Muharremaj.

“Reshjet e mbrëmshme kanë shkaktuar shumë dëme në bujqësi, në fshatin Nëpërbisht dhe fshatra tjera në Komunën e Suharekës. Dëmet janë të mëdha dhe ne do ta kërkojmë ndihmën nga institucionet qendrore, e natyrisht do të angazhohem që tu ofroj mbështetje sipas mundësive”, shkruan Muharremaj.

Në fshatin Duhël po ashtu është raportuar për shumë dëme, të cilat sipas qytetarëve që kanë raportuar kryesisht kanë qenë thyerja e xhamave të veturave.

Fotografitë të cilat kanë ardhur në adresë të Telegrafit, qytetarët kanë krahasuar këtë breshër edhe me vezë ku shihet se kanë të njëjtën madhësi.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close